​Nuk është humor/ FOTO nga takimi i Ramës me Diasporën në SHBA

​Nuk është humor/ FOTO nga takimi i Ramës me Diasporën në SHBA

18:46, 25/09/2024
A+ Aa A-

Mund të jetë për të qeshur, por kjo foto nuk është e tillë.

Ajo tregon një takim të paralajmëruar me shumë bujë nga kryeministri Edi Rama me Diasporën në SHBA.

Rama njoftoi me tam-tame se në takim do jenë të pranishëm përfaqësues të 100 organizatave shqiptare në Amerikë.

Nga kjo foto e takimit në një bodrum mund ta kuptosh se nuk janë as 50 veta. Aq më shumë, askush nuk e di se kë përfaqësojnë të pranishmit.

Por kulmi është se salla e vogël në bodrum është mbushur me njerëzit e Ramës. 

Aty spikat Linda në rreshtin e parë, pastaj me radhë Taulant Balla, ambasadori Ervin Bushati, Erion Veliaj, etj.

Pa llogaritur këtu gazetarë, zëdhënësa e spin-doktorët e Ramës.

Disa të pranishëm në sallë as po dëgjojnë përrallat e Ramës.

Njërin madje shihet se e ka zënë gjumi.

Teksa Albin Kurti, homologu i Ramës në Kosovë po fliste në një universitet prestigjioz amerikan, Rama e kishte  mbyllur 'diasporën' e tij në bodrum.

Kjo foto flet më shumë se gjithçka...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco