Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Sa do të rriten pensionet në 1 tetor?

VIDEO/ Çollaku: Sali Berisha, politikani i parë që vetohet zyrtarisht nga SPAK dhe rezulton i pafajshëm

18:41, 25/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin 'Task Force' me gazetaren Sonila Meço në SYRI TV, ishte gazetari Basir Çollaku, i cili u shpreh se ka katër vjet që hetohet Berisha, me të njejtën metodologji si prokurorët dhe zyrtarët, dhe me çfarë kanë ngritur aktakuzë, ata kanë konfirmuar dhe u kanë thënë shqiptarëve që ne për 4 vjet nuk kemi arritur të gjejmë dicka për korrupsionin e Sali Berishës.

Gjithahtu gazetri u shpreh se shqiptarët duhet të marrin vesh se çfarë ka bërë Rama nepërmjet vartësve të tij në prokurori, kundër Berishës

'Unë kam lexuar një pjesë të madhe të akuzës, e kam nëpër duar, dhe me mbylljen e këtyre hetimeve, unë them, hapen hetimet, dhe ajo çka ka bërë prokuroria e posatshme është shumë interesante. Prokuroria e posatshme ka konfirmuar se prokurori i parë shqiptar që vetohet dhe del i pafajshëm është Sali Berisha.

Ka katër vjet që hetojnë Berishën, me të njejtën metodologji si prokurorët dhe zyrtarët, dhe me çfarë kanë ngritur aktakuzë, me çfarë kanë ofruar me sallatën e letrave të pavërteta publike ata kanë konfirmuar dhe u kanë thënë shqiptarëve që ne për 4 vjet nuk kemi arritur të gjejmë dicka për korrupsionin e Sali Berishës.

Sali Berisha është politikani i parë që vetohet zyrtarisht nga prokuroria e posatshme dhe rezulton i pafajshëm.

Shqiptarët duhet të marrin vesh se çfarë ka bërë Rama nepërmjet vartësve të tij në prokurori, kundër Berishës.'-u shpreh Çollaku

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco