Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Mbyllen seancat dëgjimore për drejtorin e ri të policisë, të enjten pritet të publikohen rezultatet

17:25, 25/09/2024
A+ Aa A-

Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve për drejtor të përgjithshëm ka mbyllur këtë të mërkurë procesin e seancave dëgjimore.

11 kandidatët kanë paraqitur platformat e tyre, ndërkohë që pritet që të enjten të shpallet dhe rënditja e kandidatëve.

Lista më pas do t’i dërgohet ministrit të brendshëm, i cili pritet që të premten t’i propozojë emrin për drejtor të përgjithshëm këshillit të ministrave.

SYRI TV

Bashkë me komisionin e vlerësimit, në seancat dëgjimore ishin dhe përfaqësues të ICITAP dhe të EU4LEA. 11 kandidatët kanë paraqitur platformën e tyre dhe iu janë përgjigjur pyetjeve të komisionit përreth 30 minuta.

Më herët në aplikimin për kandidimin për drejtor të përgjithshëm ata kanë dorëzuar dhe platformën e tyre për drejtimin e Policisë së Shtetit dhe një letër për të paraqitur arsyet se pse kanë zgjedhur të marrin pjesë në këtë garë.

Radha e seancave dëgjimore është zhvilluar sipas rendit alfabetik, ku i pari ka hyrë Adriatik Tafçiu dhe i fundit, Skënder Hitaj.

Por teksa në lidhje me fituesin ka zëra për ndërhyrje politike, në momentin që po zhvillohej procesi i seancave dëgjimore, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka ardhur të takojë ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha dhe janë larguar në këmbë.

Komisioni i Vlerësimit i përbërë nga zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Suzana Hoxha dhe Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florjan Sulejmani do të bëjnë vlerësimin dhe rënditjen e kandidatëve.

3 të parët do t’i paraqiten ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha i cili një ndër ta do t’ja propozojë këshillit të ministrave. Këshilli i Ministrave do të miratojë emrin e drejtorit të ri, i cili zgjidhet për një mandat 5-vjeçar.

Procesi i aplikimit për kandidat për drejtor të përgjithshëm u mbyll të mërkurën. Në fund rezultoi se aplikuan 15 kandidatë.

Por komisioni i vlerësimit përjashtoi katër prej tyre. Shemsi Prenci, Ibrahim Disha, Hajrulla Xhivini dhe Sami Rasha për shkak të kësaj vendimmarrjeje nuk u bënë pjesë e procesit të seancave dëgjimore.

1-Adriatik Tafçiu

2-Altin Mena

3-Ardian Çipa

4-Gentjan Shehaj

5-Idajet Faskaj

6-Ilir Proda

7-Lutfi Minxhozi

8-Neritan Nallbati

9-Pëllumb Seferi

10-Rebani Jaupi

11-Skënder Hita

Misioni Policor asistues ICITAP dhe  ai europian EU4LEA

1-Departamenti i Shtetit

2-Misioni europiam

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco