Si ndryshoi Rama për shtetin bektashi dhe pa dija e tij e thellë për çështjen

Si ndryshoi Rama për shtetin bektashi dhe pa dija e tij e thellë për çështjen

16:51, 25/09/2024
A+ Aa A-

Edi Rama njoftoi shqiptarët përmes New York Times për planin e tij për themelimin e ‘Shtetit Islamik Bektashi’ në Tiranë, këtë gjë e thotë edhe kryetitulli i prestigjozës amerikane: “Shqipëria planifikon një shtet islamik brenda kryeqytetit”.

Image

Pra, Edi Rama, i cili i ka besuar lëpirjet e rilindasve të tij mediokër se është Zeus, është i gjithëditur, është 10 hapa para, është Skënderbe...etj, shpërfilli totalisht shqiptarët dhe shpalosi një plan nga një media e huaj, pa i pyetur fare as bektashinjtë vetë.

Pas kësaj, në vend që ta shfrytëzonte platformën e OKB-së për interesa thëllësisht kombëtare dhe të fliste për Kosovën, Edi Rama, duke mos i nxënë goja një fjalë të mirë për Kosovën, foli edhe aty për projektin e ‘Shtetit Islamik Bektashi’.


Pasi pa kundërshtitë thuajse totale në Shqipëri, Rama, siç e ka zakon, zbythet nga ideja fillestare, dhe katrron si ‘plakë’ e keqe duke thënë se nuk ka folur për shtet islamik, ka folur për Udhër Bektashi etj.

Hëngri fjalët e veta duke konsumuar edhe disa mashtrime tipike të stilit të tij.

Përshembull, ai foli se kundërshtia vjen vetëm pse këtë plan e propozoi Edi Rama, gjë që nuk është aspak e vërtetë, është mashtrim.  Historianë, ish-ministra të jashtëm kanë pohuar se plani është shumë i vjetër dhe nuk është plan i tij.

Paradoksi tjetër, që goja e një kryeministri të një vendi laik nuk duhet ta nxjerrë asesi pohime se komunitetet tjera fetare, Mysliman, Katolik, Orthodok nuk janë jetimë, ndërsa bektashinjtë janë Fe jetime dhe nuk kanë ku marrin para e financime, ndërsa këto të lartëpërmendurat marrin nga jashtë.

Së pari, kryeministri i një vendi ka detyrë t’u kthejë pronat komuniteteve fetare. Edi Rama ka bërë të kundërtën, ua ka grabitur.

Së dyti, kryeministri është i paditur, pasi komuniteti Bektashi merr një fond nga buxheti i shteti siç marrin edhe 3 të tjerat. Dhe ai ka detyrë që në mungesë të kthimit të pronave, t’ua rrisë këtë fond. Më tej kryeministri aludon për financime të panjohura për komunitetet tjera fetare, gjë për të cilën ka edhe detyrimin që t’i mbikqyrë dhe jo të bëjë thashëtheme rrugësh.

Së treti, ka sërish një të pavërtetë në replikën e Ramës me ata që kundërshtuan idenë pasi, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nuk ka asnjë varësi nga asnjë komunitet tjetër nëpër botë, tjetër gjë nëse Rama ka ndërmend t’ia lidhë si varësi Turqisë. Po ashtu edhe Kisha Othodokse nuk ka marrëdhënie varësie, vetëm nëse Rama ka vendosur ta lerë nën kishën greke, ruse apo kujdo vendi tjetër. Vetëm katolikët kanë varësi nga Vatikani, gjë që është e njohur dhe nuk është lajm i ri, por vetëqeverisen gjithësesi në Shqipëri.

 “Nuk ka shtete të tjera që i mbështesin Bektashinjtë, megjithëse është një Urdhër që ka njerëz në të gjithë Botën, nuk ka vetëm shqiptarë.

Kjo kundërshtia me çdo çmim bëhet vetëm se e thotë Edi Rama.

Shqipëria ka një Kushtetutë, sikundër respekton ligjet ndërkombëtare, ndaj i gjithë procesi do të bazohet dhe do të respektojë si Kushtetutën ashtu edhe ligjet ndërkombëtare.”, - ka thënë Rama në reagimin e dytë që mohon artikullin në NYT dhe fjalën në OKB. Dhe pikërisht se vendi ka një Kushtetutë, të cilën ky e shpërfill dhe shkel sa herë të dojë, ai nuk duhet të dalë të verë tellallin për projekte të pakonsultuara me shqiptarët.

Kush është ai që i njofton shqiptarët nga mediat e huaja dhe nga foltorja e OKB?

Shqiptarët presin nga ai që ta përdorë foltoren e OKB-së për Kosovën, jo për projekte të cilat i interesojnë atij për të qëndruar në pushtet.

Rama ka thënë gjithashtu se gjëja që e ka habitur më shumë është padija mbi Urdhrin e Bektashinjve, çfarë përfaqëson në historinë e kombit tonë, çfarë roli ka pasur për vendin tonë.

“Unë jam katolik, s’jam mysliman. Por kam pasur fatin e mirë që gruan ka kem myslimane dhe dy kalamajtë janë ortodoksë.

Në këtë aspekt askush nuk mund të më thotë mua se “shteti Bektashi” është “shtet islamik”.

Komuniteti Bektashi është një nga 4 komunitetet kryesore në vend. Kemi komunitetin mysliman, ortodoks dhe katolik. Këta të tre e kanë të ardhmen e garantuar, marrin mbështetjen nga të katër anët, kanë mbështetje maksimale dhe e kanë të ardhmen shumë të garantuar.”- shtoi Rama

Rama është kryeministër i një vendi laik, dhe si i tillë, ia përcakton edhe Kushtetuta, që nuk ka punë me fetë. Punën për njohje ndërkombëtare e bën dhe duhet të vijojë ta bëjë Kryegjyshata Botërore që ka selinë në Shqipëri, nuk është punë e kryeministrit kjo.

“Që të kuptohet mirë biseda unë do ju sugjeroja që të hapni librat e historisë të Urdhrit të Bektashinjve, të Naim Frashërit. Nuk besoj se Naimi ka qenë agjent i Soros, nuk ma do mendja që ka qenë i blerë nga Vuçiç, dhe atje të shikojnë si ka rrjedhur historia e këtij Urdhri”, tha Rama.

Në këtë koment i ka shkuar gjuha ku i dhemb dhëmbi, pasi është shumë e qartë se Rama nuk flet në OKB për Kosovën pasi mban hatrin e vëllait të tij Vuçiç dhe jo vetëm që nuk flet, po hap pikërisht vatra e variante të cilat i shkojnë në favor atij. Në rast të themelimit të shteti bektashi në Tiranë, Vuçiç do të kërkojë sipas këtij modeli një të tillë për serbët në Kosovë, një enklavë të cilën po e humb dita – ditës në Veri të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco