Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shteti qënka shpallur/ Çollaku: Nuk mbetet thjesht një ide, 'Kryegjyshata Bektashiane' cakton ambasadorin...

Shteti qënka shpallur/ Çollaku: Nuk mbetet thjesht një ide, 'Kryegjyshata Bektashiane' cakton ambasadorin...

17:06, 25/09/2024
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku, ka bërë një denoncim në Facebook, nga ku ka publikuar një dokument që tregon se 'Shteti Bektashi' tashmë  ka emëruar edhe një ambasador tek i cili mund të drejtohemi për të marrë informacione pë këtë 'Shtet të ri'.

Më tej, ai vijon me ironi ndaj situatës së krijimit të një entitet të ri dhe vë në dukje se Rama e ka shpallur këtë "shtet", ndërsa Shenjtëria e tij, baba Mondi, e ka zyrtarizuar si një institucion. Në këtë pjesë, Çollaku thekson se sipas dokumentit, kanë nisur kredencialet diplomatike të shtetit të ri në tentativë formimi nga qeveria që do të jetë fqinjë nesër me të, duke ironizuar përpjekjet për krijimin e këtij shteti.

Çollaku thotë se jemi në një situatë ku gjithçka është në lëvizje për të ndërtuar një "shtet" të ri.

Në vijim të postimit të tij, Çollaku flet për komunikimet diplomatike që lidhen me këtë "shtet", duke shtuar se "Komunikimet diplomatike në lidhje me shtetin sovran të Urdhërit Bektashi duhet t'i adresoni personit përgjegjës, specifikisht ambasadorit të caktuar, Nik Grezda". Kështu, ai ironizon edhe më tej idenë e një shteti të tillë, duke theksuar se tashmë paska një ambasador përgjegjës për komunikime të tilla.

POSTIMI I PLOTË

Uroj mos jetë 
Uroj të jetë
Por duhet një konfirmim edhe nga Babai..
"Shteti Sovran Bektashi" i lajmëruar e pashtetuar cakton ambasadorin dhe kuvendin me ambasadat
Rama e shpalli, Shenjtëria e tij, baba Mondi e zyrtarizoi si institucionale dhe nisën kredenciale diplomatike të shtetit të ri në tentativë formimi nga qeveria që do të jetë fqinjë nesër me të.  Në shtetin e shumë amnistive duket se puna ka nisur me vrull në pritje të logos dhe vulave përkatëse. "Selia e Shenjtë e Bektashinjve" ka dërguar njoftime për emërime ambasadorësh, duke bërë të ditur se ka përzgjedhur diplomatët përfaqësues të "shtetit të ri"  disa hektarësh e pjesë jo të pakët besimtarësh. 
Komunikimet diplomatike në lidhje me shtetin sovran të Urdhërit Baktashi
Personit të cilit i intereson
Uroj që ky mesazh t'ju gjen mirë
Kemi dëshirën t'ju informojmë që nga ky moment e në vazhdim të gjitha komunikimet dhe kërkesat në lidhje me shtetin sovran të Urdhërit Bektashi duhet t'i adresoni personit përgjegjës, specifikisht për ndonjë mision diplomatik përgjigje apo pyetje për të organizuar mbledhje apo organizime në lidhje me Shtetin Sovran të Urdhërit Bektashi duhet t'i adresoheni personit përgjegjës Nik Grezda. 
Ambasadori Grezda është caktuar për të shqyrtuar çdo kërkesë dhe për të adresuar çdo çështje që ka lidhje me Urdhërin Sovran të Shtetit Bektashi. Për të siguruar një komunikim sa më efektiv ju lutemi që çdo email dhe kërkesë formale në vazhdim t'i dërgohet ambasadorit Grezda në të dhënat si më sipër
E vlerësojmë shume marrjen në konsideratë të kërkesës sonë dhe bashkëpunimin tuaj
Për çdo pyetje apo sqarim të mëtejshëm ju lutem na kontaktoni
Ju falënderojmë për mirëkuptimin

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco