Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Berisha: Kim e Eskobar kërkuan arrestimin tim

'Dua ta takoj shefin e madh, nesër do të marr ato? '/ Salianji nxjerr përgjimet: Fredi Alizoti është paguar nga drejtuesit e policisë

16:21, 25/09/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar përgjimet telefonike të Prokurorisë mes Albert Nushi, drejtor i policisë së Fierit dhe Fredi Alizotit. Salianji thotë se Alizoti është paguar nga ish-drejtuesit e policisë, ndërsa në bisedën e përgjuar duket se Nushi dhe Alizoti flasin për pagesa.

Deputeti demokrat pretendon se pas marrjes së pagesave, Fredi Alizoi ka ndryshuar dëshminë lidhur me çështjen “Babalja”, ku ai fillimisht denoncoi Agron Xhafajn për trafik droge, ndërsa më pas tha se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit të Brendshëm.

“Janë qindra komunikime mes drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit. Ndodhen në dosjen zyrtare të Prokurorisë. Ka dhjetëra komunikime të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ish-drejtuesve të policisë, ish-prokurorit të çështjes Gentjan Osmani ku në të gjitha rastet vendosen në dispozicion dhe shërbnim për t’u marrë para, për të paguar lekë, për të vendosur kohën se kur do të bëhej arrestimi fals ku dëshmitari i rremë Alfred Alizoti të bënte burg në këmbim të parave që paguhen nga drejtuesit më të lartë të policisë. Drejtori i Policisë së Fierit i thotë se shefi është jashtë përkon me datën 7-8 qershor kur Fatmir Xhafaj si ministër i Brendshëm ishte në një aktivitet zyrtar në Kroaci”, u shpreh Salianji.

Pjesë nga përgjimet, 8 qershor 2018

Albert Nushi, ish-drejtor i Policisë së Fierit, i telefonon Fredi Alizotit 

Albert Nushi: Je i madh. I more ato?

Alizoti: I madh jam unë…

Alizoti: Fol me shefin e madh. E kupton vetë ti, se s’dua ta them.

Albert Nushi: Dëgjo tani, me kujdes. Nesër në orën 9 më bëj telefon.

Alizoti: Një sekondë, do t’i thuash shefit të më takojë mua sot se s’bën…

Albert Nushi: Shefi është jashtë, i ka deleguar kompetencat një tjetri.

Alizoti: Në ç’vend është?

Albert Nushi: Shefi është jashtë. Ka shumë mundësi që nesër pasdite të jetë këtu.

Alizoti: Nesër dmth do të marr unë ato (qesh)?

Albert Nushi: Dëgjo ore dëgjo, nesër…

“E gjithë sajesa në lidhje me gjyqin për kallëzimin e pabërëe është depozituar në gjykatë për arsye që të shmanget nga kallëzimi i ri vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës. Gjyqtari i çështjes i cili është tërhequr në gjykime të tjera të mëparshme për shkak se njihte avokatin tim dhe ka deklaruar se ka konflikt interesi, më pas i ka ikur konflikti i interesit dhe më pas ka marrë përsipër të bëjë një gjë të pamendueshme që nuk është në funksion të ligjit”, tha Salianji. 

Po ju lexoj një pjesë të përgjimeve të Prokurorisë së Torinos: Artan Gjermeni në shërbim të bandës kriminale të Lushnjes. Denoncimi ka ardhur nga të dhënat e ardhura nga provat e dosjeve gjyqësore që tregojnë loidhjen e drejtpërdrejtë të funksioinarit në fjalë me eksponentët kryesorë të bandës kriminale. Gjermeni është i kapur, nga transkriptet e bisedave në Sky ku bëhet fjalë për favorizim të grupeve kriminale, për ndërhyrje në short… Ka përgjime zyrtare, disponohen nga Prokuroria“, theksoi Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco