Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Berisha: Kim e Eskobar kërkuan arrestimin tim

SYRI TV/ Kompleksi Partizani, Sali Berisha: Edi Rama ka shtatë firma

15:51, 25/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike,  Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta për hetimet që SPAK kreu ndaj tij, ku në vetingun 30 vjeçar të pasurisë nuk gjeti asnjë abuzim. Sipas Berishës, hetimi ndaj tij u iniciua pas kërkesave të vazhdueshme të diplomatëve të korruptuar si Gabriel Eskobar dhe Juri Kim.  Kryedemorkati denoncoi me radhë falsifikimet e prokurorëve në dosje, ndërsa akuzoi SPAK se nuk guxoj të marrë në pyetje Edi Ramën, ku firma e tij shfaqet në të paktën 7 episode të rëndësishme.

SYRI TV

Lideri I opozitës Sali Berisha denoncoi përfshirjen e diplomatëve të korruptuar  në hetimet politike të SPAK –ut ndaj tij. Në konferencën me gazetarët, Berisha deklaroi se pasi nuk gjetën asnjë abuzim të tij në 30 vite, Spak nisi hetimet  pas kërkesave të vazhdueshme të diplomatëve Gabriel Escobar dhe Yuri Kim, si dhe të deklaratave të kreut të qeverisë Edi Rama.

Berisha hodhi akuza në drejtim të prokuroëve të SPAK, të cilët sipas tij nuk guxoxjnë të pyesin Edi Ramën që ka hedhur 7 firma për këtë procves.

Berisha bëri me dije se si prokurorët e SPAK fshehin të vërtetën e privatizimit të Kompleksit Partizani, I cili nisi nga ministrat socialistë gjatë qeverisjes së Fatos Nanos.

Kreu demokrat deklaroi se nga veting-u 30 vjeccar që I është bërë , fëmijët e tij nuk kanë pasuri nga bruime të paqarta.

Berisha u shpreh se përballë mungesës së provave, SPAK ka shpallur  vepër penale solidaritetin familjar dhe bamirësinë, si dhe kanë mashtruar se këngatarja Elhaida Dani dhe Rikardo Koccante erdhën për fushatën elektorale në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco