Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Berisha: Kim e Eskobar kërkuan arrestimin tim

SYRI TV/ Avokati Mëngjesi deklaratë në Gjykatë, gjykata nuk ndryshon masën për Dritan Nanon

15:49, 25/09/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës la në burg Dritan Nanon, të akuzuar si organizator të dhunimit barbar të avokatit Sokol Mëngjesi. Ky i fundit kishte paraqitur në Gjykatë një deklaratë ku shprehej se i ka rregulluar marrëdhëniet me Nanon por që nuk u mor parasysh nga togat e zeza të cilat lanë në fuqi arrestin në burg. Avokati Sokol Mëngjesi është rikuperuar dhe së fundmi ka nisur aktivitetin e punës.

SYRI TV

Avokati Sokol Mëngjesi i cili u dhunua barbarisht në datë 29 maj të këtij viti, përmes një deklarate noteriale vë në dijeni Gjykatën e Tiranës se ka rregulluar marrëdhëniet me Dritan Nanon, personin e dyshuar se ka porositur aktin dhe që ndodhet në burg për këtë vepër. 

Përmes mbrojtësit ligjor, Mëngjesi një deklaratë të tillë e depozitoi në seancën e kësaj të mërkure, teksa Nano kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë.

Trupa e gjykimit nuk e mori parasysh kërkesën, duke lënë në fuqi masën e sigurisë vendosur ndaj Nanos. Sokol Mëngjesi u dhunua nga tre persona mëngjesin e 29 majit, mbasi la fëmijën në kopësht, në zonën e ish bllokut. Personat që morën pjesë në këtë konflikt ishin Drivald Alia, Elton Kasaj, Romario Tabaku dhe Dorian Alia. Ky u fundit u vetëdorëzua disa kohë pas ngjarjes ndërsa 3 të tjerët u shpallën në kërkim.

Ky i fundit nuk mori pjesë në dhunë, por ndihmoi njërin prej autorëve ta largonte nga vendi ngjarjes. Nga informacionet, mësohet se Sokol Mëngjesi është rikuperuar dhe ka nisur aktivitetin e punës. Shumë shpejt pritet që të marrë pjesë edhe në seancat gjyqësore, për të mbrojtur klientët që ai përfaqëson.

Dritan Nano ishte një prej 8 trashëgimtarëve të një prone pranë digës së Liqenit artificial në Tiranë ku janë ndërtuar disa objekte. Ai së bashku me trashëgimtarët e tjerë ka fituar gjyqin deri në apel, të asistuar nga avokat Mëngjesi, por më pas Nano ndryshe nga trashëgimtarët e tjerë, ka refuzuar të paguajë detyrimet sipas kontratës.

Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj tij, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijojë shitja, ndërsa konflikti nga dyert e gjykatës ka agravuar në dhunimin e avokatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco