Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Berisha: Kim e Eskobar kërkuan arrestimin tim

Dosja ‘Geron Xhafaj’/ Salianji publikon audio-përgjimet: Prokurori i çështjes dhe zyrtarë policie sajuan dëshmitarin Fredi Alizoti

Dosja ‘Geron Xhafaj’/ Salianji publikon audio-përgjimet: Prokurori i çështjes dhe zyrtarë policie sajuan dëshmitarin Fredi Alizoti

15:46, 25/09/2024
A+ Aa A-

Ligjvënësi demokrat, Ervin Salainji përmes një konference për mediat bëri publike dokumente të dëshmisë së zyrtarëve të policisë dhe dëshmitarit të sajuar, Fredi Alizoti në çështjen ndaj tij kundër vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj.

Gjatë sqarimit të gjithë historisë, për të cilën Salianji e cilëson tërësisht politike për ta dënuar, ka publikuar dhe audio-biseda të zyratrit policor të Fierit, Albert Nushi me pseudo-dëshmitarin, Fredi Alizoti.

Sipas Salianjit, të gjithë strukturat policore dhe prokurori i çështjes është vënë në shërbim të shtetit në çështjen penale në ngarkim të tij.  

‘Kanë bërë deklarime të rreme para akuzës dhe kjo është vepër penale. Zyrtari i Policisë së Fierit, Albert Nushi u pyet për Fred Alizotin.

Të gjithë drejtorët e Policisë së Shtetit të Policisë Fier dhe prokurori i çështjes vendosen në shërbim të shtetit që i përdor në çështjen penale ndaj meje.

Është paguar me para Fredi Alizoti nga drejtori i Policisë së Shtetit dhe këto janë në dosjen e përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco