VIDEO/ Paloka: Ai që nuk firmos është i akuzuar, ai që firmos as nuk pyetet, SPAK i përdorur politikisht

15:16, 25/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e lajmeve në SYRI TV me moderatorin, Arnold Kariqi për të diskutuar mbi akuzat politike ndaj liderit të opozitës ishte deputeti i PD, Edi Paloka.

Paloka është shprehur se në 500 faqe hetime ndaj Berishës nuk gjen asnjë fakt që e implikon liderin e opozitës, përkundrazi është vetë Rama që ka firmosur.

"Nuk ka më asnjë ndryshim mes SPAK dhe ish sigurimit të shtetit të Enver Hoxhës. Drejtësia e reformua do të jetë një armë e përdoru nga Rama për të sulmuar opozitën dhe për të mbrojtur krimin. Ajo që po ndodh është pikërisht kjo, akti ndaj Berishës është akti më i ëndë që mund të ndodhte.

Dosja është qesharake, problemi është që të detyrojnë ë marrësh vendime dhe akte pasi aty nuk mund të kapësh as ligjërish. 500 faqe akuzë për Berishën dhe një naiv që e sheh nga jashtë thotë prit se aq shuam faqe diçka ka aty, dhe këtu futet në lojë SPAK me mënyrat e tij në favor të Ramës.

Berisha akuzohet për një vendim kolegjial, askush nuk akuzohet për vendime kolegjiale. Ai vendim është kthimi i pronave pronarëve që janë grabitur nga shteti i Hoxhës. Në dosje merren të pandehur persona që nuk kanë hedhur asnjë firmë ndërsa ata që kanë firmosur as nuk thirren të pyeten."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco