Për të 27 herë, qytetarët, opozita dhe AMT protestuan para Bashkisë Tiranë, për të kërkuar largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak akuzuan Veliajn se është përgjegjës i vetëm i aferës me Inceneratorët dhe “5D”, ndërsa theksuan se i ka shpallur luftë qytetarëve duke i vjedhur taksat pa i ofruar shërbime. Ndërkohë përfaqësuesit e opozitës, akuzuan SPAK-un se po amniston Veliajn e Ramën, duke mos hetuar dosjet ku janë të përfshirë, ndërsa paralajmëruan se nuk do të tërhiqen deri sa Veliaj të përballet me drejtësinë.
SYRI TV
Qyterarët e Tiranës, zhvilluan këtë të mërkurë protestën e 27 para Bashkisë Tiranë, të organizuar nga opozita dhe AMT. Ata kërkuan largimin e kryebashkiakut Erion Veliajt, të cilin e akuzojnë si përgjegjës kryesorë për aferën me djegësat, 5D si dhe vjedhjen e taksava të kryeqytetasve
Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiraës, Dorian Teliti, Ilda Zhulali, Tedi Blushi e Silva Caka, akuzusnkryebashkiakun Veliaj se i ka shpallur luftë qyteraëve, duke u rritur cdo ditë tasat e tarifat për qyterarët
Shqetësim për vjedhjen e taksave dhe mungesën e kopshteve e cerdheve në kryeqytet, e ngritën edhe kreu i FRPD, Besart Xhaferraj, dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Silvi Bardhi,të cilët deklaruan se duhet shembur modoli i hajdutërisë që ka instaluar Erion Veliaj.
Koordinatori politik i PD për Tiranën, Klevis Balliu, deklaroi se opozita do të vijojë qëndresën duke denoncuar krimninelët ndërsa akuzoi SPAK-un se është vënë në shërbim të Edi Ramës.
Edhe avokatja Adriana Kalaja hodhi akuza të forta ndaj SPAK dhe drejtësisë së re, ndërsa denoncoi se si Altin Dumani po amniston Erion Veliajn.
Qyterarët paralajmëruan se nuk do të ndalin protestat deri në largimin e kryebashkiakut Veliaj dhe përballjen e tij me drejtësinë.
© SYRI.net