Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Berisha: Kim e Eskobar kërkuan arrestimin tim

Rikthehet emisioni investigativ ‘PLUG’ në Syri Tv: Dashuria Xhafaj - Veliaj si histori korrupsioni

Rikthehet emisioni investigativ ‘PLUG’ në Syri Tv: Dashuria Xhafaj - Veliaj si histori korrupsioni

15:00, 25/09/2024
A+ Aa A-

Emisioni investigativ  “Plug” rikthehet në sezonin e ri në Syri Televizion mbrëmjen e sotme (e mërkur 25 shtator) me investigime të thelluara rreth aferave korruptive dhe shpërdorimit të parasë publike nga zyrtarët shtetëror në nivel lokal e qëndror.

Mbrëmjen e sotmë në “Plug” do të ndiqni investigmin që hedh dritë se si prona shtetërore u grabit me firmë të Erjon Veliaj dhe Fatmir Xhafajt, në një operacion të dyshuar korruptiv. Me dokumente, u faktua se si Erjon Veliaj i dha Armand Lilos leje për ndërtimin e kompleksit “Square 21” mbi truall dhe godina shtetërore, dhe më pas me një angazhim personal të tij dhe Fatmir Xhafajt, u krye dhe kopsitja e dokumenteve. Kjo aferë i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej miliona euro, ndërkohë që dosja edhe pse është në SPAK, prokuroria nuk e heton.

Bashkëpunimi okult korruptiv Veliaj – Xhafaj, të njohur edhe si bashkëpunëtorë të ngushtë për ambicie të mëdha brenda Rilindjes tregon edhe misionin e kësaj dysheje, që nuk është e vetmja brenda sektit të rilindjes së Edi Ramës, grabit paratë e pronat publike për të grabitur votat më pas dhe anasjelltas.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj afere të re korrptive, sonte në 21:30, në Syri Televizion, ndiqni emisioni investigativ, “PLUG”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco