The Telegraph: Restoranti ‘Meloni’ hapet në Shqipëri pranë qendrave italiane të emigrantëve

The Telegraph: Restoranti ‘Meloni’ hapet në Shqipëri pranë qendrave italiane të emigrantëve

13:56, 25/09/2024
A+ Aa A-

Një restorant kushtuar Giorgia Melonit është hapur në Sqhipëri në rajonin ku qeveria italiane do të zbulojë dy qendra të emigrantëve në det të hapur, shkruan e përditshmja britanike ‘The Telegraph’.

Restoranti, ku muret janë stolisur me dhjetëra portrete shumëngjyrëshe të kryeministres italiane, ndodhet në portin e Shëngjinit në veri të Shqipërisë.

Image

Qyteti është vendndodhja e një prej dy qendrave të emigrantëve, që koalicioni italian pretendon se do të jetë në gjendje të trajtojë deri në 36,000 azilkërkues në vit.

Objektet – një në Shëngjin dhe një tjetër rreth 15 milje në brendësi të fshatit Gjadër – do të hapen në javët e ardhshme, pas disa muajsh vonesa.

Zonja Meloni, e cila u zgjodh kryeministre dy vjet më parë, vizitoi rajonin në qershor për të rishikuar ecurinë e ndërtimit të dy objekteve.

Restoranti  Meloni, i sapozbuluar është hapur nga Gjergj Luca, 58 vjeç, i cili është djali i një aktori të njohur shqiptar. Ai tha se vendosi t'ia kushtonte restorantin e ushqimeve të detit kryeministres së parë femër të Italisë, sepse e konsideronte atë si "të jashtëzakonshme".

Ai tha: “Kur kuzhina, arti dhe politika bashkohen, ju mund të bëni gjëra të bukura”.
Zonja Meloni, e cila u zgjodh kryeministre dy vjet më parë, vizitoi rajonin në qershor për të rishikuar ecurinë e ndërtimit të dy objekteve dhe zoti Luca tha se shpreson që ajo të kthehet së shpejti dhe të hajë në restorantin e tij.

70 portretet e saj që zbukurojnë muret e restorantit, duke e përshkruar atë në forma të ndryshme - serioze, të zemëruar, të buzëqeshur, si fëmijë dhe adoleshente, mund të jenë pak ‘shqetësuese’ për të. Ato janë pikturuar nga artisti i njohur shqiptar Helidon Haliti.

Image

Zonja Meloni është një “personazh shumë interesant, i fortë dhe, edhe nëse bindjet e saj politike nuk janë të miat, kjo nuk më ka penguar të bëj një punë pasionante”, tha z. Haliti për AFP.

"A kisha nevojë për një leje për të pikturuar portretin e saj?" shtoi ai. “A kishte nevojë Andy Warhol për leje për të pikturuar Marilyn Monroe? Në postmodernizëm është e lejuar dhe mendoj se me Melonin ia kam dalë”.

Image

Nuk është hera e parë që një restorant i kushtohet një lideri italian. Bunga Bunga, në Covent Garden të Londrës, është një restorant kushtuar kryeministrit të ndjerë Silvio Berlusconi, i cili ishte i famshëm për festat e tij seksuale ‘bunga bunga’ ku përfshiheshin yje të reja, modele dhe vajza aspiruese të motit.

Keir Starmer ka thënë se është i interesuar të studiojë se si funksionon nisma në det të hapur Itali-Shqipëri, si pjesë e një qasjeje “pragmatike” për trajtimin e anijeve me emigrantë që kalojnë Kanalin nga Franca.

Qendrat offshore në Shqipëri do të paguhen nga Italia dhe pritet të kushtojnë rreth 670 milionë euro për ndërtimin dhe funksionimin për pesë vjet.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në nëntor midis zonjës Meloni dhe Edi Ramës, liderit shqiptar, dhjetëra mijëra emigrantë dhe refugjatë do të përgjohen, ndërsa përpiqen të kalojnë Mesdheun nga Afrika e Veriut në Itali.

Ata do të dërgohen në Shëngjin për identifikim dhe përpunim, dhe prej andej në një kamp shumë më të madh në një ish bazë të forcave ajrore të Luftës së Ftohtë jashtë Gjadrit.

Koalicioni italian këmbëngul se qendrat do të jenë në gjendje të trajtojnë deri në 3,000 emigrantë në muaj ose 36,000 në vit, megjithëse kritikët janë shumë skeptikë se do të jetë e mundur të përpunohen kërkesat për azil kaq shpejt.

Ata që mendohet se kanë të drejtë për të kërkuar azil do të dërgohen në Itali, ndërsa të tjerët do të riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës.

Ursula von der Leyen, kryetarja e Komisionit Evropian, e ka vlerësuar marrëveshjen si një shembull të "të menduarit jashtë kornizës" për trajtimin e sfidës së migracionit.

Por grupet e të drejtave të njeriut kanë qenë shumë kritike ndaj përpjekjeve për të transferuar migrantët e paautorizuar të Italisë.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) thotë se projekti është "i kushtueshëm, mizor dhe kundërproduktiv" dhe do të shërbejë vetëm për të shtyrë njerëzit, që janë në kërkim të sigurisë në "rrugë më të rrezikshme".

Flaminia Delle Cese, një këshilltare ligjore dhe avokatie nga OJQ-ja, tha: “Qendrat italiane për azilkërkuesit në Shqipëri nuk duhet të ekzistojnë në radhë të parë. Lëvizja e njerëzve në qendra të mbyllura larg tokës së BE-së, rrezikon të drejtën themelore të njeriut për të kërkuar azil, duke ndaluar në mënyrë efektive individët për përpjekjet e tyre për të gjetur një strehë të sigurt dhe mbrojtje.”

IRC i kërkoi BE-së të mos përdorë "modelin e rrezikshëm" si një plan për marrëveshjet e ardhshme të kontraktimit, qoftë me Shqipërinë apo me vende të tjera./ The Telegraph.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco