Berisha: Skapistët mashtrojnë hapur në aktin zyrtar të shtetit kur deklarojnë se Elhaida Dani dhe Rikardo Koçante erdhën në fushatën elektorale

Berisha: Skapistët mashtrojnë hapur në aktin zyrtar të shtetit kur deklarojnë se Elhaida Dani dhe Rikardo Koçante erdhën në fushatën elektorale

13:21, 25/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë për media është shprehur se Dumani i pyetjes 1 milion euro, Kraja, xhelati i Sigurimit të Shtetit dhe vilave më para të zeza, simotra biologjike e Taulant Ballës, të denatyruar nga çdo lloj parimi, mashtrojnë në aktin zyrtar të shtetit, deklarojnë se erdhën në fushatën elektorale të Sali Berishës, ndërkohë që Elhaida Dani, Rikardo Koçante nuk kanë ardhur kurrë, nuk kanë marrë pjesë në një eveniment elektoral të organizuar nga Sali Berisha.

Fjala:

Shpallin tjetër sponsorizimin që Fatmir Bektashi i ka bërë në një rast festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri dhuratave në qendrën e autizmit.

Kjo qendër mbahet nga disa të ardhura që i krijon vetë nëpërmjet kualifikimeve, diagnostikimeve, pagesave që bëjnë disa familje që kanë.

Kurse familjet që nuk kanë, nuk u kthehet fëmija, nuk u mbyllen dyert. Ata gjejnë një bamirës të tyre, një biznesmen i cili paguan në llogarinë bankare të fondacionit shumën mujore të trajtimit të fëmijëve të tyre pasi shpenzimet aty janë jo të pakta pasi janë 30 e ca punonjës që paguhen me rroga, një punë mjaft e vështirë.

Dhe së fundmi, mbyllet me akuzën e turpshme të korrupsionit pasiv të Sali Berishës se Fatmir Bektashi ka sponsorizuar Ministrinë e Kulturës me 4500 euro udhëtimin e Elhaida Danit dhe Rikardo Koçantes për t’u deklaruar nga Presidenti i Republikës pasi Elhaida fitoi ‘Voice of Italy’.

Mashtrues ordinerë! Dumani i pyetjes 1 milion euro, Kraja, xhelati i Sigurimit të Shtetit dhe vilave më para të zeza, simotra biologjike e Taulant Ballës, të denatyruar nga çdo lloj parimi, mashtrojnë në aktin zyrtar të shtetit, deklarojnë se erdhën në fushatën elektorale të Sali Berishës, ndërkohë që Elhaida Dani, Rikardo Koçante nuk kanë ardhur kurrë, nuk kanë marrë pjesë në një eveniment elektoral të organizuar nga Sali Berisha.

Pra, këto janë vetëm disa nga momentet e kësaj piramide mashtrimi, që përbën kulmin e turpit, falsitetit, mashtrimit në historinë e narkoshtetit shqiptar.

Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco