Berisha: Duke mos gjetur asnjë shkelje ligjore, skapistët kanë shpallur vepër penale solidaritetin familjar dhe bamirësinë

Berisha: Duke mos gjetur asnjë shkelje ligjore, skapistët kanë shpallur vepër penale solidaritetin familjar dhe bamirësinë

13:20, 25/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë për media është shprehur se duke mos gjetur asnjë shkelje ligjore, duke mos gjetur asnjë qindarkë nga burime të paligjshme te Sali Berisha dhe familjarët e tij, duke mos gjetur fakt dhe vepër penale, ata kanë zgjedhur të shpallin fakt dhe vepër penale solidaritetin familjar, borxhin që anëtarët e familjes i japin njëri-tjetrit, të deklaruar sipas ligjit në kohën e duhur

Fjala:

Do vijmë tek momenti i fundit.

Duke mos gjetur asnjë shkelje ligjore, duke mos gjetur asnjë qindarkë nga burime të paligjshme te Sali Berisha dhe familjarët e tij, duke mos gjetur fakt dhe vepër penale, ata kanë zgjedhur të shpallin fakt dhe vepër penale solidaritetin familjar, borxhin që anëtarët e familjes i japin njëri-tjetrit, të deklaruar sipas ligjit në kohën e duhur.

Dhe bamirësisë së tyre për familjet në nevojë.

Bamirësia është një nga shtyllat më themelore të asaj që quhet familje.

Por duke e marrë shoqërinë si shumësi, por edhe e shoqërisë së civilizuar.

Pra, korrupsioni im pasiv konsiston në pagesën që vajza ime dhe dhëndri im kanë bërë 3 mijë euro për pushime të përbashkëta që kemi kaluar njëherë gjatë këtyre 30 viteve.

Kanë paraqitur si të tillë shpenzimet shëndetësore të paguara direkt nga vajza ime për Sali Berishën, të cilat në vetvete përbëjnë vetëm në psikologjinë e kriminelëve që kanë vjedhur, që kanë rrëmbyer, që flenë mbi vrasje, sigurisht një diçka e moralshme është krim.

Kanë paraqitur pagesat që kanë bërë për studiot ligjore me të cilat jemi angazhuar pas shpalljes pa asnjë provë, fakt apo dokument nga Antony Blinken non-grata për veprën e korrupsionit.

Antony Blinken në vendimin e tij nuk përfshiu vetëm Sali Berishën, por përfshiu Liri Berishën e cila kishte 20 vite në pension që punonte me një përkushtim të jashtëzakonshëm me fëmijët autikë pa asnjë shpërblim.

Përfshiu djalin dhe vajzën time me pretekstin se për këta nuk kemi gjë, por i kap ligji.

Kështu që procesi ligjor, ne vendosëm që në fillim, nuk lobojmë, por me besim tek drejtësia, paditëm dhe do vazhdojmë proceset ligjore në mbrojtje të të vërtetës dhe dinjitetit njerëzor.

Të gjitha pagesat në tërësi janë bërë nga vajza, 2-3 prej tyre i ka bërë dhëndri nga paratë e tij dhe është rimbursuar pas një muaji ose dy nga vajza.

Tjetër provë për korrupsionin pasiv të Sali Berishës, kanë gjetur të dhjetat, zukatin, ose quajeni si të doni, të cilin familja Malltezi e dorëzon çdo vit për bamirësi.

Nga viti 2010 gjer në vitin 2023, kjo familje ka mbështetur tre familje në nevojë pa asnjë lidhje të kurrfarë lloji me ta dhe Berishën apo ndonjë tjetër. Ka mbështetur trajtimin e fëmijëve të tyre në qendrën rajonale të autizmit.

Dhe ky qenka konflikt interesi se qendra drejtohet vullnetare nga Liri Berisha që nuk përfiton një qindarkë.

Imagjinoni se ku është, ku kanë degraduar moralisht, si i ka denatyruar krimi me të cilin janë kavërdisur këta individë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco