SYRI TV/ Shtet i ri bektashian? Rama paralajmëron ndryshim të legjislacionit, kritikat, çudira e padije ekstreme!

13:12, 25/09/2024
A+ Aa A-

Kryeministri  Edi Rama njoftoi nisjen e punës  për krijimin e një shtetit  bektashian  brenda shtetit shqiptar,  duke paralajmëruar ndryshim të legjislacionit që do ti hapë rrugë realizimit të projektit, për të cili Rama pranoi se tani ëhstë vetëm një Ide. Ndërkohë   kreu i qeverisë  la të nënkuptohet se krijimi i  një shteti bektashian ka qëllim edhe më të gjërë,  atë të përfshirje së Shqipërisë në konfliktet botërore me bazë  fetare. 

Syri tv

Kreu i Qeverisë Edi Rama pranoi se krijimi i një shteti sovran  brenda shtetit shqiptar është vetëm një ide,  ndërsa njoftoi nisjen e punës për ndryshimin e  legjislacionin, që do ti hapë rrugë projektit për ndërtimin e një shteti Bektashian në Tiranë.  Sipas juristëve,  për realizimin  e idesë së kryeministrit,  duhet ndryshime kushtetues,  në një kohë që nenin 1 i kushtetutës, përcakton që Shqipëria është shtet unitar dhe  i pandashëm

Gjithsesi, nga ideja tek jetësimi i saj ka një kohë të tërë për t’u kthjelluar çdo gjë dhe një proces të tërë publik e legjislativ për t’u zhvilluar, kështu që nuk ka asnjë ngut e asnjë nevojë për polemika të kota. Në ndërkohë ftesa ime për kundërshtarët e kaq shumë ngutur të idesë është që të njihen me faktet dhe kontributet historike të Urdhërit Bektashi në punët e kombit e të fesë në Shqipëri, duke shpresuar se mbase kjo njohje do t’i ndihmojë për të parë të paktën diçka sa të thjeshtë aq edhe kuptimplotë.

Ndërkohë  në mesazhin e tij  Kryeministri Rama la të nënkuptohet se  ky prjet ka një qëllim më të gjerë se thjesht ekzistenca e një shtetit bektashian, pasi synon përfshirjen e vendit në konflikte botërore me baze fetare, duke pohuar se do të sjellë të mira  ujo vetëm për vendin por edhe për botën

Të adresosh sot këtë çështje do të thotë të mbrosh një vlerë të jashtëzakonshme të trashëgimisë historike dhe kulturore të kombit shqiptar, pa llogaritur edhe të tjera të mira të mëdha që do t’i sjellë Shqipërisë e shqiptarisë krijimi i një entiteti të tillë sovran në botën e trazuar ku jetojmë. Po për t’i folur urtësisht e qetësisht këto e kemi të gjithë kohën e nevojshme përpara.

Reagimi i Ramës vjen pas kritikave dhe kundërshtive të ashpra nga qytetarët, politika dhe përfaqësues të komuniteteve fetare, të cilët akuzojnë kreun e qeverisë se po e përdor harmoninë fetare   për qëllime politike, dhe që sjell përçarje  fetare, dhe rrezikon të kthehet në precedent në rajon. Por sipas Kryeministrit,  këto kritika janë vetëm çudira dhe padije ekstreme që jo vetëm e zmbrapsin por e shtyjnë edhe me tej në realizimin e projektit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco