Lajmi i fundit

LVIE/ Kryetari i PD, Sali Berisha, konferencë për shtyp me gazetarët

Blushi: SPAK-u i Dumanit dhe i Ramaformës, shpresa e vetme e Erion Qeliajt, vrasësit të Ardit Gjoklajt

Blushi: SPAK-u i Dumanit dhe i Ramaformës, shpresa e vetme e Erion Qeliajt, vrasësit të Ardit Gjoklajt

10:19, 25/09/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar arrestimin e Erion Veliajt.

Pak para protestës tek bashkia e Tiranës, Blushi shkruan se, SPAK është shpresa e fundit e Erion Veliajt.

Reagimi i Tedi Blushit:

Erion Qeliaj, vrasësi i Ardit Gjoklajt, pronari faktik i inceneratorit fantazmë dhe kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal 5D duhet dhe do të arrestohet sa më parë!

SPAK-u i Dumanit, ‘kolektori’ i Ramaformës, është shpresa e vetme e Erion Qelisë, ideatorit, ekzekutorit dhe përfituesit kryesor të aferave më të mëdha korruptive.

Kur edhe ‘Drejtësia e Re’ e tradhtoi popullin për t’u bërë njësh me Narkoshtetin, atëherë qytetarët kanë gjithë të drejtën legjitime të arrestojnë dhe ta ndëshkojnë Erion Qelinë, për ta bërë shembull që askush të mos guxojë më të fusë duart në xhepat e tyre!

Sot, në ora 11:00, shihemi sërish në protestë përpara selisë së Grupit të Strukturuar Kriminal 5D dhe Inceneratorit Tiranë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco