Lajmi i fundit

LVIE/ Kryetari i PD, Sali Berisha, konferencë për shtyp me gazetarët

‘Më 2014 Shqipëria do ishte në BE’/ Strazimiri: Destruktizimi i opozitës së asaj kohe minoi integrimin e vendit

09:40, 25/09/2024
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri është shprehur se Shqipëria është pa agjendë integrimi, ndërsa thekson se ka një dezinteresim për Tiranën zyrtare nën drejtimin e qeverisë Rama.

I ftuar në Kafe Shqeto me Flavio Qarrin, Strazimiri tha se partenerët ndërkombëtare kishin planifikuar futjen në BE të Shqipërisë më 2014, një projekt zyrtar sipas tij, që përkonte me 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së II Botërore.

Kjo sipas Strazimirit nuk u arrit, edhe për shkak se destruktizimi i opozitës së asaj kohe minoi integrimin e vendit, teksa Shqipëria po punonte për heqjen e vizave me BE.

Tashmë thekson Strazimiri, qeveria nën drejtimin e Edi Ramës nuk ka interes për intergimin e Shqipërisë, që sipas tij edhe vëtë Bashkimi Evropian e ka mirëpritur një dezinteresim të qeverisë shqiptare, për shkak edhe të interesave strategjike për instalimin e kampeve të refugjatëve në vendin tonë, siç është rasti i Italisë.

Situata është e qartë, s’ka agjendë të intëegrimit. Dizinteresim total nga qeveria e Edi Ramës. BE e ka mirëpritur këtë dezinteresim të qeverisë shqiptare. Shqipëria është vetë-ofruar për të qenë vendgrumbullim emigrantësh. Shqipëria është e zgjedhshme, s’e ndodhet në Evropë gjeografikisht por jo politikisht.Agjenda për në BE është nul, s’ka më kapacitete absorvuese për pranimin e vendeve të reja.

Qeveria jonë, është më interesuar të mos ketë avancim në BE, se satndardet do shikoheshin ndryshe, që nga zgjedhjet deri te korrupsioni.  Të dyja palët kanë zënë rehat, Evropa sjell refugjatët dhe i depoziton në Shqipëri, dhe Tirana mbetet në ‘aspirata’ për t’u integruar duke ofruar veten për t’u larguar nga integrimi.

Në momentin kur vendoset kandidat për vend anëtar, atëherë nuk hapen këto kampe. Na gënjejnë në mënyrë të dyanshme, qeveria dhe BE. S’besoj se ka qenë e lehtë të merrej heqja e vizazve, ka qënë delikat sa i përket vendimarrjes që nga nisja e procesit. Aty ishte Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia, që ta bllokonin, njëjtë si sot.

Pas anëtarësimit të vendit në NATO, demokratizimi dhe lufta kundër korrupsionit më 2010-2011 ka qenë e prekshme dhe me plan konkret, edhe nga SHBA.  Është biseduar në qarqet diplomatike, objektivi për shqëipërinë. Më 2014, ishte project zyrtar që përkonte edhe me 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së II Botërore, Shqipëria do të futej me të drejta të plota në BE. Projekt konkret i miqve të Shqipërisë, u është thënë zyrtarisht. PS duhej të njihte zgjedhjet e 2009, më të mira në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare të zhvilluara ndonjëherë, kjo ishte periudha kur bojkotonte palramentin opozizta e aso kohe.

Beqaj ka thënë në një takim, se nëse liberalizoheshin vizat me BE, atë ditë 100 mijë shqiptarë do t’i keni në Evropë. Destruktizimi i opozitës aso kohe ka minuar integrimin e  Shqipërisë, është i përhershëm. Qeverisja e socialistëve s’ka bërë asnjë centimetër përpara për integrimin. S’habitem fare se aty ishin Greqia e Bullgaria, qeveria socialiste e Shqipërisë s’ka interes për të avancuar në BE. Fillon e nxjerr bidate të kota, si ligji i pastrimit të parave, ligji i shpifjes etj…na largojnë dhe tregojnë vullnetin e mbrapshtë politik për të mos avancuar në BE.

Çdo hap drejt BE është më e monituruar Shqipëria dhe e ka të pamundur të fusë paratë e korrupsionit në xhep. Kur Shqipëria është vetëofruar për vendgrumbullim emigrantësh, është se s’është anëetare e BE. Qeveria se do avancimin dhe anëtarësimin në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco