Strazimiri: As ‘Vatikan’ e as ‘mysliman’! I duhet një ‘ishull Cayman’!

Strazimiri: As ‘Vatikan’ e as ‘mysliman’! I duhet një ‘ishull Cayman’!

22:23, 24/09/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri ka ironizuar propozimin ogurzi të kryeministrit Edi Rama në lidhje me krijimin e shtetit të bektashinjve brenda Shqipëisë.

‘As ‘Vatikan’ e as ‘mysliman’! I duhet një ‘ishull Cayman’! Nuk do pastrojë shpirtra por pare’, shkruan Strazimiri në Facebook.

Postimi i plotë: 

Nuk bëhet fjalë për "Vatikan" e as për "mysliman" po për një "ishull Cayman"...

Nuk do pastrojë shpirtra por pare...

Kush do ia njohë "sovranitetin"?

Të gjithë spekulantët financiarë, ata burra "të nderçim" që promovojnë "shoqërinë civile", "demokracinë", "fjalën e lirë", e që "Panama papers" i nxori si klientë e pronarë të kompanive "off shore" në ishujt Cayman...

Tani, do e kenë një "ishull" të tillë 1 orë e 20 min larg nga cilido kryeqytet i Evropës... aty afër kampeve të afrikanëve klandestinë!!!

KAQ!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco