‘Të kthejmë kryeqytetin në duart e qytetarëve’/ Nesër protesta e 27 kundër kryehajdutit të Tiranës, Erion Veliaj

‘Të kthejmë kryeqytetin në duart e qytetarëve’/ Nesër protesta e 27 kundër kryehajdutit të Tiranës, Erion Veliaj

22:18, 24/09/2024
A+ Aa A-

Ditën e nesërme, 25 shtator ora 11:00 do të mbahet protesta e 27 kundër korrupsionint, vjedhjes dhe abuzimit me taksat e qytetarëve nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Shoqëria civile dhe Partia Demokratike nuk ndalen pa nxjerrë nga zyrat e Bashkisë Tiranë, kryehajdutin e kryeqytetit Erion Veliaj, pas skandaleve me dosjen 5D ku tenderat vidheshin 100% nga drejtorët e bashkisë, apo për zhdukjen e mbi 130 milionë euro me inceneratorin fantazëm i cili nuk ekziston.

Nesër të gjithë në protestë, kundër kryehajdutit të Tiranës Erion Veliaj’, thuhet në njoftimet e Shefit të Organizimit në PD, Klevis Balliu.

Gjithashtu edhe Drejtuesi Politik i Qarkut Tiranë, Belind Këlliçi ka njoftuar zhvillimin e protestës së radhës para selisë së 5D dhe Inceneratorit Tiranë, duke i bërë thirrje SPAK që të zbatojnë ligjin ose të bëhen pjesë edhe ata të grupit të strukturuar kriminal.

Postimi i Belind Këlliçit:

Nesër, e mërkurë, datë 25 Shtator, ora 11:00, mbahet protesta e 27 para selisë së 5D dhe Inceneratorit Tiranë.

Kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal në Bashkinë Tiranë, duhet dorëzuar një orë e më parë para drejtësisë. Hajduti e ka vendin në qeli, e jo në zyrat e shtetit. Makutëria që ka marrë peng qytetin tonë, duhet ndalur me çdo kusht!

Kolegët e Erionit në SPAK, ta ndajnë mendjen njëherë e mirë.

Ose të zbatojnë ligjin, ose të bëhen pjesë edhe ata publikisht të Grupit të Strukturuar Kriminal 5D!

Rrugë tjetër NUK mund të ketë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco