Manjani: Rama nëse do fliste në OKB për Kosovën, do bënte 1 mijë herë më shumë për vendin, se sa foli për shtetin e Baba Mondit

22:04, 24/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta për të folur mbi temën e ditës që është krijimi i një shteti bektashinj vend ishte juristi, Ylli Manjani.

Manjani është shprehur se   është një politikan i cili kërkon vëmendje me çdo kusht, ai sëmuret keq nëse konstaton që dikush ka një pushtet që ai nuk e ka

"Edi Rama është një narcizit i lindur, unë  njoh mirë aq sa duhet ta njoh. Është një politikan i cili kërkon vëmendje me çdo kusht, ai sëmuret keq nëse konstaton që dikush ka një pushtet që ai nuk e ka, rasti është FSHF përshembull.

Ky s’ka mend të bëjë shtetin që paguhet për atë punë dhe në vend që të bëjë shtetin që është votuar do të bëjë një shtet tjetër.

Po e marr të mirëqenë se  ky do ta bëjë këtë shtet, sigurisht që është një ide që të shqetëson në përfaqësimin në arenën ndërkombëtare.

Botërisht ne përfaqësohemi shumë keq botërisht. Nëse marri Serbinë që ai ka marrëveshje për të bërë bateri për mercedesin ndërsa Rama çfarë marrëveshje ka bërë apo të thotë që dot bëjmë shtetin e Baba Mondit, e t’ja thuash një të huaj këtë gjë që çështja kryesore është njohja e këtij shteti dhe vendi nuk ka asnjë problem.

Sikur ai të kishte bërë diçka për Kosovën do të ishte shumë serioze, por të thuash të njohim shtetin e Baba Mondit është qesharake."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco