Berisha-Ramës: Asnjë projekt s’të shpëton ty! Shqipëria ka qenë dhe do mbetet vendi i harmonisë së shkëlqyer fetare

20:48, 24/09/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën se asnjë projekt ogurzi për shqiptarët nuk do ta shpëtojë.

‘Shqipëria ka qenë dhe do mbetet vendi i harmonisë së shkëlqyer fetare’, theksoi Berisha gjatë protestës maratone te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Ndaj le t’i themi Edi Ramës se asnjë projekt, ngado që ta marrësh, nga Beogradi apo tjetër kush, kurrë nuk të shpëton ty.

Shqipëria dhe ka qenë dhe do mbetet shteti, vendi i harmonisë së shkëlqyer fetare.

Do mbetet shteti laik që respekton besimin e tjetrit.

Fetë e shqiptarëve, myslimanët, të krishterët, janë gurra të pashtershme hyjnore që ushqejnë dhe pasurojnë shpirtrat e shqiptarëve, por jo shpirtrat e katranove si Edi Rama, që përdor edhe fetë për qëllime mafioze, për qëllime antishqiptare.

Edhe njëherë, ju përshëndes nga zemra.

Le të vazhdojmë ne betejën dhe t’i themi Edi Ramës se vrimë miu nuk do gjesh për këto të zeza që iu bën shqiptarëve.

Se nuk ka një të dytë përveç Enver Hoxhës si ti, që prodhoje lajme më të këqija për vendin dhe kombin tënd.

Prandaj, miqtë e mi, protesta, revolta, mosbindja civile është thirrja për të shpëtuar kombin shqiptar.

Është kushtrimi i shqiptarëve për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e demokracisë.

Për të dalë me shpejtësi nga varfëria.

Për të rikthyer shtetin ligjor.

Për të shndërruar pasuritë përrallore të shqiptarëve në mirësi dhe të mira për qytetarët e këtij vendi.

Ndaj dhe, ju falënderoj shumë për këtë prani këtu, për këtë protestë.

Ju garantoj se forcë në botë që t’i rezistojë vrullit, hovit, zemërimit, revoltës popullore opozitare të shqiptarëve kundër regjimit nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco