Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Berisha: Propozimi i Ramës për shtetin e ri, thikë e madhe pas shpine ndaj kombit, Kushtetutës dhe besimtarëve shqiptarë

20:40, 24/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal propozimi skandaloz dhe ogurzi i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti bektashi në Shqipëri.

‘Propozimi i Ramës për shtetin e ri është një thikë e madhe pas shpine ndaj kombit, Kushtetutës dhe besimtarëve shqiptarë’, u shpreh Berisha gjatë tubimit në mbështetje të tij te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Për të mbuluar denoncimet e mëdha në Europë dhe në botë si kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në kontinent.

Për të mbuluar serialin e dështimeve të njëpasnjëshme.

Për të gjitha këto, ai shpalosi këto ditë propozimin e një shteti të Islamit të moderuar, kryekëput një thikë e tmerrshme pas shpine për besimtarët myslimanë shqiptarë, për të gjithë besimtarët e Zotit.

Një thikë e madhe pas shpine ndaj kombit shqiptar.

Një thikë e madhe pas shpine ndaj Kushtetutës dhe rendit të saj.

Të dashur miq, nga themelimi i shtetit shqiptar gjer sot, ka pasur një parim, një shtyllë kryesore mbi të cilën është ndërtuar: feja dhe shteti janë të ndara dhe të pavarura nga njëri-tjetri.

Fetë e shqiptarëve janë ushqimi shpirtëror i tyre.

Janë frymëzimi hyjnor dhe shpirtëror i tyre që nuk është e vërtetë që i ka ndarë, por me harmoninë që kanë treguar me njëri-tjetrin, janë bërë shembull i ndritshëm në të gjithë botën.

Por historia nuk është vetëm kjo.

Një barbar, një mizor lau në gjak krerët e besimeve fetare të Shqipërisë. Ndër to, në mënyrën më të egër dhe udhëheqësit shpirtërorë të bektashizmit shqiptar.

Ky ishte Enver Hoxha, i cili nuk pranonte që në këtë tokë të kishte një Zot përveç atij, që në fakt ishte satani i shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco