Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Berisha: Rama nuk ngushëlloi familjen Bunjaku, por vrapoi të kërkojë konferencën ndërkombëtare me praninë ruse për të ndihmuar vëllain Vuçiç

20:31, 24/09/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama se në Asamblenë e Përgjithshme në OKB, nuk ngushëlloi familjen por vrapoi për të ndihmuar vëllain e tij, presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

‘Rama nuk ngushëlloi familjen Bunjaku, por vrapoi të kërkojë konferencën ndërkombëtare me praninë ruse për të ndihmuar vëllain Vuçiç’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë.

Të dashur miq, Edi Rama i damkosur nga shqiptarët si hajduti më i madh jo i dekadave, por i shekujve të këtij vendi.

I damkosur si një antishqiptar që nuk mendoi kurrë tjetër veçse si të largojë dhe dëbojë me një gjenocid të mirëfilltë, me kushte të kalkuluara shqiptarët nga Shqipëria.

Për të mbuluar vjedhjet e tij të qindra e qindra milionë eurove, varfërinë e frikshme në rritje të pandalshme të qytetarëve shqiptarë, rrënimin e ëndrrave të të rinjve të këtij vendi, për të ndërtuar në Shqipëri folenë e të ardhmes së tyre, për të mbuluar cinizmin ekstrem, pashpirtësinë me mashtrimin që iu bëri pensionistëve, të cilët me pensionet më të ulëta në Europë dhe ndër më të ulëta në botë, në një kohë kur blejnë në dyqane nga 10 deri në 250 përqind ushqimet më të shtrenjta krahasuar me mesataren e BE-së.

Për të mbuluar damkosjen e tij si tradhtar i kombit me qëndrimet që ka mbajtur ndaj Kosovës.

Mos harroni miq, se sot një vit kur terroristët serbë shkrehën breshëritë mbi gjoksin e dëshmorit të kombit Afrim Bunjaku, Edi Rama me mesazhin që mori nga Beogradi, nuk ngushëlloi familjen Bunjaku, por vrapoi të kërkojë konferencën ndërkombëtare me praninë ruse për të ndihmuar vëllain Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco