Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Përshallëzimi i konfliktit/ Peka: Hezbollahu në Liban, ushtri ‘proxy’ e Iranit! Mbi 100 mijë izraelitë janë shpërngulur

19:53, 24/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, ekspert i Çështjeve të Sigurisë, Avenir Peka ka folur mbi përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Liban në Lindjen e Mesme.

Sipas Pekës, ky është një zgjatim i konfliktit në Palestinë me ngjarjet që filluan me sulmin e tetorit të vitit të kaluar dhe me operacionin që ka filluar shteti i Izraelit në Rripin e Gazës por edhe në Bregun Perëndimor.

Peka theksoi se ‘forcat e Hezbollahut në Liban përdoren si një ushtri ‘proxy’ e Iranit për të sulmuar Izralein herë pas here dhe këto sulme janë shtuar pas ndërhyrjes së ushtrisë së Izraelit në Gaza’.

Gjithashtu Peka u shpreh se ‘që nga tetori i vitit të kaluar janë mbi 100 mijë izraelitë janë shpërngulur nga territori që është në kufi me Libanin për shkak të këtyre sulmeve’.

Peka: Zgjatim i konfliktit në Palestinë me ngjarjet që filluan me sulmin e tetorit të vitit të kaluar dhe me operacionin që ka filluar shteti i Izraelit në Rripin e Gazës por edhe në Bregun Perëndimor.

Forcat e Hezbollahut në Liban përdoren si një ushtri ‘proxy’ e Iranit për të sulmuar Izralein herë pas here dhe këto sulme janë shtuar pas ndërhyrjes së ushtrisë së Izraelit në Gaza.

Fati i keq i Libanit është se Hezbollahu ka një kontroll total jo vetëm mbi territorin por edhe mbi forcat politike dhe ushtrake në Liban dhe e përdor si platformë nga ku sulmohet Izraeli dhe Izraeli është i detyruar të reagojë ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë edhe për shkak të situatës së agravuar, qeveria izraelite dhe Këshilli i Luftës kanë vendosur të mos presin sulmet të ashpra nga ana e forcave Hezbollah në Izraelin verior në zonat kufitare por të paraprijë këto sulme me goditje.

Që nga tetori i vitit të kaluar janë mbi 100 mijë izraelitë janë shpërngulur nga territori që është në kufi me Libanin për shkak të këtyre sulmeve.

 

Veprimet e Izraelit janë sa taktike aq edhe strategjike. Aktorët në Lindjen e Mesme dhe në konfliktin izraelito-palestinez janë të shumtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco