Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Zhulali: Axhenda e tyre në sinkron, Rama hodhi shashkën e 'Shteti Bektashi' për të ndihmuar Vuçiç në OKB

18:44, 24/09/2024
A+ Aa A-

E ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali ka folur për rreziqet që vijnë nga ideja e Edi Ramës për 'shtetin Bektashi dhe u shpreh se Edi Rama në vend që të ndërtonte një axhende antitezë të asaj që Vuçiç do të diskutonte në OKB, e injoron krejtësisht këtë që bën Vuçiç thotë që  do të flasi për një shtet të ri ‘islamik’, siç thuhej në artikullin e NYT, në një vend si Shqipëria.

Gjithashtu Zhulali u shpreh se Rama  e zhvendos tërësisht debatin në një këndvështrim tjetër dhe në një farë mënyre ndihmon dhe Vuçiçin, pra këta të dy sipas Zhulalit,shkojnë bashkë me një axhendë që është në sinkron

'Janë 2 gjëra këtu, e para të bëjmë pyetjet e thjeshta fare, kush e bën këtë propozim? Edi Rama. Edi Rama shkoi në OKB, me jehonën e Der Spiegelit, me jehonën e një kryeministri që sundon mbi bazën e narkoshtetit.

Mirëpo këtij artikulli i kanë paraprirë të tjerë artikuj, dhe i kanë kushtuar vëmendje mediat ndërkombëtare të cilat për gjatë gjithë vitit e kanë zhveshur Edi Ramën nga ajo aureola që ai ka dashur ti japë vetës si një njeri që është reformator, është pro evropian e të tilla si këto, por si një njeri që në fund të fundit e ka bazuar të gjithë pushtetin e tij mbi narkoshtetin dhe ka marrë trajtat e një diktatori në ballkan. Kjo është e para.

Pra Edi Rama shkon atje dhe flet si një kryeministër që ka këtë barrë mbi supet e veta, dhe për ta hequr këtë barrë i duhet një fabul që ta shikojnë në një dritë të re.

 E dyta, kur ndodhi kjo gjë? Cfarë po ndodh, përse tani? Shikojmë pak koeçidencat që kanë ndodhur në një javë, Aleksandër Vuçiç i cili mban po të njejtën barrë si Edi Rama, si një diktator në ballkan, i cili po kërcënon sigurinë e ballkanit, përpara se të shkonte në OKB, paralajmëroi një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, të gjithë mediat e tij thanë që ai do të dali të flasi për Kosovën si një territor të pushtuar. Dhe në fund fare ajo që doli nga konferenca e tij për shtyp ishte që ai tha ‘Unë do të shkoj në OKB, do të takoj të gjithë liderët botëror dhe do të flas për Kosovën’, kjo ishte axhenda e tij.

Kurse Edi Rama në vend që të ndërtonte një axhende antitezë të Vuçiç, e injoron krejtësisht këtë që bën Vuçiç thotë që unë sot do flas për një shtet të ri ‘islamik’, të përmendim dhe termat, se kështu thuhej në NYT, në një vend si shqipëria.

Pra e zhvendos tërësisht debatin në një këndvështrim tjetër dhe në një farë mënyre ndihmon dhe Vuçiçin, pra këta të dy shkojnë bashkë me një axhendë që është në sinkron.

Rama shkon në OKB në kushtet e një pasigurie të madhe botërore, e vetmja gjë që flitet në botë është lufta, ndërkohë që Edi Rama hedh një shashkë e cila minon atë që ai e thotë me krenari që është harmonia fetare në shqipëri.'- u shpreh Zhulali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco