Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

17:05, 24/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që i shtohen, ishte drejtori i kabinetit të kreut të PD, Akil Kraja.

Kraja është shprehur se në tërësi, ne jemi në një situate të tmerrshme të degradimit të shtetit ligjor, dhe të rendit.

Kur flasim për atentatet e fundit ose zbulimet e porosive vrastare kriminale të lidhura shpeshherë me politikën ,u shpreh Kraja, në këtë realitet kaq të çmendur, ku artikuj nga media ndërkombëtare tregojnë qartas që ky korrupsion është i njohur nga ndërkombëtarët kuptojmë që ndërkombëtarët shpesh herë e mbyllin nga një sy.

'Jemi në një realitet ku administrate, parlamenti, qeveria në tërësi është e zhytur në një korrupsion ku siç është provuar në kuadrin e AZHBR-së, komisioni evropian ka provuar që fermerët shqiptar grabiten në dhjetëra miliona euro fonde evropiane që duhet të shkonin për fermerët dhe ato grabiten.

Jemi në një realitet, ku bashkia Tiranë ka një buxhet qindra miliona euro, ka kaluar tashmë një miliard, prej ardhjes së Erjon Velisë, dhe ja ku del që 5 drejtorë, kompania 5D, e kështu me radhë janë të përfshirë në një skemë grabitje si kurrë ndonjëherë, tenderat ja kalonin njëri tjetrit.

Jemi në një realitet ku mandati i deputetes Xhaçka, edhe pse gjykata kushtetuese është shprehur haptas që ka një shkelje të kushtetutës, vonohet, ajo vazhdon të jetë deputete.

Pra në tërësi, jemi në një  situate të tmerrshme të degradimit të shtetit ligjor, të rendit, kur flasim për atentatet e fundit ose zbulimet e porosive vrastare kriminale të lidhura shpeshherë me politikën , në këtë realitet kaq të çmendur, ku artikuj nga media ndërkombëtare si Der Spiegel para disa kohësh e tregonte qartas që ky korrupsion është I njohur nga ndërkombëtarët por që ndërkombëtarët shpesh herë e mbyllin nga një sy.

Pra në këtë realitet, çfarë bën Edi Rama, sigurisht hedh një tematikë një kauzë, e cila nuk duhet absolutisht të na pengojë në betejën për të çliruar në rradhë të parë Shqipërinë nga korrupsioni, në betejën për ti thënë shqiptarëve mos u largoni.

Të mos harrojmë që është i njejti Rama I cili gjoja bëri një ‘gjoja’ konsultim  kombëtar kur kishte pyetje për ‘A jeni dakord kanabizimit?’, ‘A jeni dakord amnistisë fiskale?’, dhe sa e sa pyetjeve dhe asgjë nuk ndodhi. Dhe, skandalet e denoncuara para një muaji me mbetjet toksike tregoi që shqipërisë nuk mund ti kiet besë nën qeverisjen e Edi Ramës sepse administrate është e korruptuar dhe për pasojë nuk mund të jetë as për partnerët ndërkombëtarë dhe as për partnerët tanë strategjik evropian, një aktor i besueshëm për nisma të karakterit strategjik, rajonal e ndërkombëtar.'- u shpreh Kraja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco