Muj Bunjaku, vëllai i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku sot për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, në 1-vjetorin e rënies së tij ka kujtuar fjalët që ia tha i vëllai në ditën kur u vra.
Ai tregoi se në telefonatën e fundit e kishte lutur që të ruhet, por siç tha ai, i kishte thënë se nuk ndihet aspak i frikësuar, përcjell Klankosova.tv.
“E shtunë ka qenë, e ka pasur ndërrimin e natës, kam telefonuar pasdite. Kemi folë nja gjysmë ore edhe në atë moment i thashë ruju, sikur kur ta tregon Zoti, ruju se nuk është situata e mirë, tha “jo se nuk frikësohem se është tokë e jona, s’kam frikë, asnjë pikë frikë s’e kam”.
“Kur kam biseduar i kam thënë ruaju, thoshte “kjo është tokë e jemja, nuk po i shkoj askujt në tokë, kjo është tokë e Kosovës”, duhet amanetin e Afrimë ta çojmë deri në fund, duhet të ruajmë çdo milimetër të Kosovës edhe pjesën veriore dhe ka thënë nuk pensionohem pa e çu deri në vend dhe e dha jetën për atdhe”, është shprehur Muj Bunjaku.
© SYRI.net