KAFE SHQETO/ Zef Preçi: Propaganda nuk arrin që të mbulojë mjerimin dhe thellimin e polarizimit social

10:04, 24/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Eksperti i Ekonomisë Zef Preçi. Ai ka komentuar situatën e rëndë ekonomike në të cilën ndodhen familjet shqiptare.

Zef Preçi: Ajo që i vë kapakun kësaj pune është statusi mjeran i personave në moshën e tretë, që zyrtarisht janë në pension. Sot që flasim pensioni mesatar është 18.300 lekë në muaj dhe që është nën nivelin e ose sa minimumi jetik. Dhe ndërkohë 50 për qind e personave që janë në moshën e pensionit nuk e marrin pensionin.

Kanë pension të pjesshëm që lidhet me ndihmën ekonomike apo me forma të tjera. Dhe ky numër ka tendencë të rritet. Gjatë 15-20 viteve të ardhshme, situata do të jetë edhe më dramatike sepse po dalin në pension ata që kanë filluar punë pas vitit 1990. Kështu që nga ana tjetër duhet pranuar që vetë niveli i pensionit është sa një e katërta e pagës mesatare. Çka do të thotë që mosrritja e pensioneve gjatë një dekade dhe përdorimi i një forme ekstraligjore, ajo që quhet bonus, dhuratë e partisë e që në fakt nuk është kështu. Ajo është mundi dhe djersa e qytetarëve shqiptarë, përfshi edhe vetë pensionistët. Politikat e pamenduar dhe agresive në zgjerimin e taksave, duke filluar me taksat bashkiake.

Të gjithë familjet në Tiranë, dhe në Tiranë jetojnë ndoshta 40 për qind e personave të moshuar paguajnë taksë arsimi. Paguajnë për ujin që çmimi rritet dhe është i papijshëm. Paguajnë për ndotjen që vetëm shtohet. Në këtë kuptim politika agresive e taksave bën që të varfërohet me tej individi. Dhe të mos harrojmë që edhe në vendet e BE është shqetësuese, merre me mend se çfarë situate dramtike është tek në, fakti që ne kemi nivel të ulët të zënies në punë. Pra një familje me 4 veta nuk ndodh që të mos ketë një të papunë dhe një pensionist. Dhe fakti që vazhdon emigracioni tregon që situate e brendshme nuk jep shenja përmirësimi, që propaganda nuk arrin që të mbulojë mjerimin dhe thellimin e polarizimit social…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco