Paditë për shpifje ndaj opozitës/ Baçi: Presion deputetëve për t’u tërhequr nga denoncimet! Subashi i incineratorëve e ka kthyer Bashkinë në nepotizëm

09:42, 24/09/2024
A+ Aa A-

Edhe pse mund të quhet vetëm një betejë e fituar, ende s’ka fituar luftën ndaj abuzimeve që drejtuesit e pushtetit lokal bëjnë me qytetarët që i kanë zgjedhur. I tillë është edhe rasti i ligjvënësit demokrat të Fierit, Luan Baçi, i cili fitoi gjyqin për shpifje ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi pas denoncimit për vdekjen e një djali të mitur.

I ftuar në Kafe Shqeto me Flavio Qarri në Syri Tv, deputeti i PD, Luan Baçi thotë se beteja ligjore me kryebashkiaken Bufi vijon ende në Fier, për shkak se kërkon dëmshpërblim moral, si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike që i është krijuar nga denoncimi.

Sipas Baçit, kalvaret nëpër gjykata, është një formë e njohur e socialistëve për t’i bërë presion opozitës dhe deputetëve të saj, që të tërhiqen nga denoncimet.

Ligjvënësi I PD, thekson gjithashtu se ka kërkuar informacion për numrin e punonjësve të punësuar në Bashkitë e qarkut Fier, por kjo u është mohuar nga ana e drejtuesve të pushtetit lokal.

Sipas tij, zyrat e Bashkisë Fier janë kthyer në zyra pazaresh nepotizmi.

S’kam mbaruar ende me Znj.Bufi që kërkon dëmshpërblim për shkak të atij statusi. Ka siguruar raport mjekësor për shkak të ankthit që ka kaluar dhe këkron 5 mln lekë për të larguar këtë ankth. S’ia vlen të merresh meznj.Bufi dhe gjithë bufat e Ramës që janë të përfshirë në korrupsion. E kanë formë e shantazh ndaj opiozitës për t’i presionuar dhe për të bërë që denoncimet të jenë të pakta. Kjo është arsyeja pse znj.Bufi dhe gjithë bufat e tjerë vijojnë me kallëzimet ndaj opozitës, për të shmangur denoncimet dhe aferat korruptive e abuzive me qytetarët.

Qytetarët përtej humorit janë në një situatë shqetësuese. Edhe në Fier ku është Subashi i incineratorëve që s’u prek nga kjo drejtësi e SPAK i pavarur, do të gjeni një bashki që s’funksionon fare e për qytetarët. Zyrat janë kthyer në pazare të emërimit me nepotizëm të kryetarit të bashkisë,që ka vënë njerëzit e tij më të afërt. S’japin asnjë informacion se si funksionon aty brenda. Pushteti vendor ka degraduar fare dhe s’duan t’ia dinë për t’iu përgjigjur qytetarëve dhe ligjit. Kemi kërkuar informacion për numrin e punonjësve, nuk na e vënë në dispozicion.

Tragjedi e gjendje të tilla ekonomike janë të shumta, si ajo e mbytjes së të miturit në Seman. Është një nga familjet fatkeqe ku humbën jetën dy persona në një familje, për të siguruar të ardhurat e tyre. Znj. Bufi s’është interesuar ndonjëherë për këtë familje apo të tjera, ndihma ekonomike është e pamundur për shkak të pengesave ligjore që kanë. S’trajtohen me ndihmë ekonomike. E njëjta situatë, e paimagjinueshme për mënyrën si jetojnë e ushqehen. Asgjë s’është bërë edhe pas denoncimeve të opozitës, kemi veçse një reagim të drejtuesve lokalë se kanë kaluar ankthe të tmerrshme, duke na çuar nëpër gjyqe ne të opozitës, pas denoncimeve që bëjmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco