‘Nuk ka më justifikime’/ Një vjetori i sulmit serb në Banjskë, Gjermania kërkon arrestimin e Radoiçiç

‘Nuk ka më justifikime’/ Një vjetori i sulmit serb në Banjskë, Gjermania kërkon arrestimin e Radoiçiç

09:19, 24/09/2024
A+ Aa A-

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka kujtuar një vjetorin e sulmit terrorist serb në fshatin Banjskë të Zveçanit, që i mori jetën efektivit të policisë Afrim Bunjaku, duke kërkuar arrestimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe organizatorit të grupit të armatosur, Milan Radojçiç.

Në reagimin e Ambasadës Gjermane nënvizohet se mosndëshkimi i Radoiçiç për ngjarjen, krijon precedentë të rrezikshëm për sigurinë e rajonit të Ballkanit.

‘Një vit më parë, gjatë sulmit të tmerrshëm në Banjskë, polici i Kosovës Afrim Bunjaku humbi jetën. Sakrifica e tij nuk do të harrohet, por fakti mbetet: Milan Radoiçiç, autori i supozuar pas këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi.

Dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime’, thuhet në reagim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco