Dosja 'Partizani'/ Malltezi: Proces tërësisht politik, ka falsifikime plot. Pasuria ime me burime të ligjshme

Dosja 'Partizani'/ Malltezi: Proces tërësisht politik, ka falsifikime plot. Pasuria ime me burime të ligjshme

23:06, 23/09/2024
A+ Aa A-

Argita Malltezi e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se procesi ndaj Berishës është tërësisht politik dhe se dosja ka falsifikime plot.

Malltezi: Ky është një proces tërësisht politik. Aktakuza që ka dalë me një volum 500 faqësh për të mbuluar boshësinë që ka brenda e provon që ky është një akt politik.

Në 500 faqe është përsëritur dy herë vendimi i gjykatës ditën që është çelur hetimi dhe është vendosur masa ndaj Berishës dhe Malltezit. Dhe pastaj ka falsifikime plot, ka sorollatje për të ardhur tek një e vërtetë e pamohueshme që shfaqet me ligje. Pretendimi kryesor i Ballës ishte që toka ishte e shpronësuar nga italianët dhe ne i dhamë prova SPAK që nuk ishte e tillë.

Ligjet janë të botuara në fletoren zyrtare. Për të mbajtur arrestin e kundraligjshëm, i injorojnë këto fakte. Arkivi shqiptar i kishte të qarta dokuementet. Toka ishte matur nga italianët dhe nuk ishte shpronësuar kurrë. Kjo aktakuzë ka një të mirë shumë të madhe.

Ky process ka qenë si një lindje e vështirë por në fund del e vërteta. Kjo ka bërë Vettingun 30 vjeçar të Berishës, të familjes së tij. Nuk ka gjë që në vitin 1994 që nuk e ka gërrmuar dhe nuk e ka nxjerrë . Hetim pasuror katërcipror dhe i thellë.

Nga ky hetim ka rezultuat se Berisha nuk e ka shkelur kurrë ligjin, ska pasur kurrë përfitime të paligjshme.

Pasuria ime është nga burime tërësisht të deklaruara, të ligjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco