'Bashkimi gjëja më e mirë për PD-në'/ Malltezi për krerët e qarqeve: Do provohen para demokratëve

'Bashkimi gjëja më e mirë për PD-në'/ Malltezi për krerët e qarqeve: Do provohen para demokratëve

22:55, 23/09/2024
A+ Aa A-

Argita Malltezi Berisha tha se krerët e qarqeve në PD janë vendime që janë marrë në kushte kur pushteti bëri çdo gjë për të goditur PD-në.

Në emisionin 'Drejt' nga Luan Rama, Malltezi theksoi se të gjithë do provohen para votuesve demokratë. 

Mallatezi: Sa u takon të emëruarve në qarqe sigurisht që vendimmarrja në PD është prezente. Këto janë vendime që janë marrë në kushte kur pushteti bëri çdo gjë për të goditur PD-në. A ishte bashkimi, me gjithë këto figura që mund të mos jenë të gjithë të pëlqyeshëm, a ishte bashkimi gjëja më e mirë për PD-në? Sigurisht që ishte!

Prandaj janë në terren për të provuar veten e tyre në raport me votat dhe më pas do të përgjigjen para demokratëve. Nuk mund të bëhet dikush direkt kryetar qarku sa ka ardhur në PD apo është i ri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco