Sa vota do marri PD dhe si do hyjë opozita në zgjedhjet 2025?/ Ja si përgjigjet Sali Berisha në Çim Peka Live

Sa vota do marri PD dhe si do hyjë opozita në zgjedhjet 2025?/ Ja si përgjigjet Sali Berisha në Çim Peka Live

22:48, 23/09/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, iu përgjigj pyetjeve të moderatorit të lidhje me analizën e demokratëve se sa vota do marrin në 2025-ën dhe a do të hyjnë në zgjedhje PD dhe aletatë me një listë me qëllim maksimizimin e votave.

Berisha theksoi se PD është partia opozitare kryesore në vend dhe e sigurtë që në zgjedhje të lira dhe të ndershme i rezervon Edi Ramës atë disfatë që i dha Ramiz Alisë në vitin 1992.

Intervista:

Peka: Në zgjedhjet e fundit parlamentare PD ka marrë 620 mijë vota, në fakt një numër jo i vogël votash me gjithë makinacionet e Ramës për të ndaluar opozitën e 2021 që të garonte bashkë për të ardhur në pushtet, ku sot edhe zërat kritikë e pranojnë se një listë e përbashkët në atë kohë, Edi Rama ishte në opozitës sot. A ka arritur minimalisht PD që të ruajë këtë trupë elektorale me gjithë përplasjet e forta brenda opozitës gjatë këtyre 3 viteve. Minimalisht e ruani dot këtë rezultat dhe maksimalisht pas këtyre përplasjeve duke marrë parasysh edhe deklaratat e Ramës se ju do merrni rezultatin e 1997, a keni ju një analizë se sa vota do merrni në vitin 2025?

Berisha: Ato vota PD i mori pas kulmit të përlasjeve që pati, kurse nga ajo kohë deri sot PD ka pasur procesin më të suksesshëm të bashkimit të saj. Sot jam i sigurtë që është partia opozitare kryesore në vend dhe e sigurtë që në zgjedhje të lira dhe të ndershme i rezervon Edi Ramës atë disfatë që i dha Ramiz Alisë në vitin 1992.

Peka: A keni kristalizuar ju një mendim se si do të prezantohen PD dhe aleatët në zgjedhjet e ardhshme, do të dilet me një listë të përbashkët apo çfarë diskutimesh ja bërë deri tani për të maksimizuar votën në zgjedhjet 2025.

Berisha: Nuk janë diskutime përfundimtare por gjithçka do të bashkërendohet me aletatët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco