VIDEO/ Salianji: Paraqita prova të reja, por prokurori lexonte ç'ka i kishte shkruar Fatmir Xhafaj me të vëllanë

22:45, 23/09/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit, Ervin Salianji, i ftuar në 'Çim Peka LIVE', në SYRI TV, tregoi detaje mbi çështjen për të cilën ai është thirrur në prokurori. Salianji u shpreh se ai nuk kishte bërë asnjë krim, dhe nuk akuzohet as për korrupsion dhe as për ndonjë shkelje tjetër, akuza që ngrihet mbi të është prishja e imazhit dhe reputacionit të një trafikanti droge, i cili është pikërisht vëllai i Fatmir Xhafajt, ish minister drejtësie, dhe ish ministër i brendshëm.

Salianji gjithashtu u shpreh për 'Çim Peka LIVE' se ai sot priste një reflektim nga ana e prokurorisë, por nuk kishte reflektim sepse vendimi në këndvështrimin e tij i ishte shkruar prokurorit i gatshëm nga trafikanti dhe nga Fatmir Xhafaj, sepse, sipas Salianjit nuk ka mundësi të flasësh në një seancë gjyqësore, dhe prokurori të vazhdojë të lexojë atë që ka të shkruar ndërkohë që nxirren prova të reja.

'Unë mendoj që këtu çështja që shtrohet është, cili është vendimi i drejtë, dhe vendimi i drejtë është pafajësi e plotë dhe mbyllja e kësaj çështje, mbyllja e këtij turpi ku të gjitha institucionet shtetërore për shkak se Fatmir Xhafaj ka qënë ministër i brendshëm por edhe mamaja e reformues në drejtësi , i quajtur si i tillë, ka përdorur të gjithë lidhjet e veta dhe të gjithë institucionet në mënyrë absolute, dhe këtu do ti përmend, për të tentuar që të shpërlajë apo të lajë apo për të pastruar imazhin vet nga një superskandal i ndodhur në vitin 2017-2018 kur ishte ministër i brendshëm, mos harrojmë njeri i fortë politikisht për shkak se sapo kishte mbyllur sipas tyre me sukses reformën në drejtësi, sipas nesh do të kemi kohë, do ta diskutojmë.

Për të bërë një historik të shkurtër të ngjarjes, së pari njëherë, unë nuk kam bërë asnjë krim, nuk akuzohem as për korrupsion, as për vjedhje as për asnjë lloj krimi që mund të imagjinohet.

Akuza ndaj meje është që pse kam guxuar të bëj pis, të dëmtoj reputacionin e një trafikanti ndërkombëtar droge. Pra që të kuptohet çështja, është një trafikant ndërkombëtar droge, më ka çuar mua në gjyq se thotë më ke dëmtuar reputacionin dhe më kë dëmtuar vëllain sepse është shkarkuar si ministër tha sot trafikanti.

Unë pres një vendim të drejtë, siç prisja edhe sot reflektim nga ana e prokurorisë, nuk kishte reflektim sepse vendimi në këndvështrimin tim i është shkruar prokurorit i gatshëm nga trafikanti dhe nga Fatmir Xhafaj, sepse nuk ka mundësi të flasësh në një seancë gjyqësore, dhe sikur flet me murin mos të ketë asnjë reflektim, dhe të vazhdojë të lexojë atë që ka të shkruar ndërkohë që unë kam nxjerrë prova të reja.

Historiku i shkurtër është ky, vëllai i ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i dënuar nga gjykatat në Itali me një vendim të marrë prej 7 vjet e 4 muaj burg. Pavarësisht se kishte dënim të formës së prerë jetonte i lirë në Shqipëri për shkak të mbrojtjes që i jepte ish ministri i drejtësisë në një kohë të mëparshme, ish ministre i brendshëm në kohën kur u denoncua nga ne dhe kishte marrë formë të prerë, pavarësisht se ne e kishim nxjerrë vendimin gjyqësor nga gjykata italiane e kishim publikuar, vazhdonte Fatmiri ministër, vazhdonte vëllai i vet aktivitetin e trafikut.

Në momentin që ne pas një investigimi gazetaresk, paraqitet tek ne gazetari Jetmir Olldashi i cili po kryente një investigim të fortë sepse bëhej fjalë për nj nga klanet kriminale më të fuqishme në Shqipëri për shkak të lidhjeve politike në të cilën kishte bërë një investigim ku aktiviteti i trafikut të drogës bëhej lehtësisht në Vlorë.

Ky investigim i publikuar prej tij nxirrte që në çdo fshat  gjendej lehtësisht pavarësisht që ishte shkarkuar ish ministri tjetër i brendshëm, Sajmir Tahiri, dhe dilte nga një ministër i padënuar ende atë herë tek një ministër tjetër akoma më i rrezikshëm.'- u shpreh Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco