Kreu i PD: Pas rikthimit, me dosjen ‘Partizani’ synuan të blejnë heshtjen e Sali Berishës! Kur dështuan, humbën çdo moral

22:19, 23/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, u shpreh se dosja ‘Partizani’ u përdor për të synuar heshtjen e kryedemokratit pas rikthimit të tij në krye të PD.

‘Kështu që pas rikthimit të Sali Berishës dhe qëndrimeve të qarta të PD për Edi Ramën dhe vjedhjeve me familjarët e tij por edhe denoncimeve të eksponentëve të Skapit si të inkriminuar, Sali Berishës filluan t’i vijnë mesazhe miqësore që nëpëmjet kësaj doje synohej të blihej heshtja ime’, u shpreh Berisha.

‘Mirëpo ata në këtë rast u treguan pa mend, që në momentin që menduan se mund të blinin heshtjen e Sali Berishës dhe dështuan ata humbën çdo llogjikë çdo moral dhe vepruan kështu siç kanë vepruar’.

Intervista në studio:

Peka: Në një pjesë të faqeve në dosje flitet për Argita Malltezin. Pse nuk ka një akuzë për të nëse do të qëndronin vërtetë të gjitha ato që shkruan SPAK për të. Mesa di unë ajo nuk është as në akuzë as e hetuar. A mund të na thoni më shumë rreth këtij fakti?

Berisha: Lakimi i emrit të saj por jo vetëm i Argitës por edhe i Liri Berishës është një porosi e veçantë e Edi Ramës. Historia e kësaj dosje është shumë e veçantë. Pasi Taulant Balla bëri 4 vite më parë denoncimin e kontrolluan dhe stërkontrolluan kushedi sa herë. Mimi Kodheli e para, Mrs. Radari, sapo erdhi në pushtet krijoi grupin hetimor për dosjen e klubit Partizani dhe gjeti 0. Kështu që pas rikthimit të Sali Berishës dhe qëndrimeve të qarta të PD për Edi Ramën dhe vjedhjeve me familjarët e tij por edhe denoncimeve të eksponentëve të Skapit si të inkriminuar, Sali Berishës filluan t’i vijnë mesazhe miqësore që nëpëmjet kësaj doje synohej të blihej heshtja ime. Mirëpo ata në këtë rast u treguan pa mend, që në momentin që menduan se mund të blinin heshtjen e Sali Berishës dhe dështuan ata humbën çdo llogjikë çdo moral dhe vepruan kështu siç kanë vepruar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco