Danjel Delhysa zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike në Parama të Italisë

Danjel Delhysa zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike në Parama të Italisë

21:17, 23/09/2024
A+ Aa A-

Ditën e djeshme (22 shtator 2024) dega e Partisë Demokratike në Parma të Italisë ka zgjedhur kryetarin e saj të ri.

Pas votimit të Kodit Zgjedhor për votën e diasporës, Partia Demokratike në Itali, nën drejtimin e kryetarit Bardhok Doda, nënkryetarit Dritan Beqiri dhe strukturat kanë filluar punën për organizimin e diasporës shqiptare në shtetin fqinj.

Brenda pak ditësh janë hapur dhe zgjedhur strukturat në dy rajone, Forli dhe Parma, kjo e fundit zgjodhi kryetarin e saj të ri një ditë më parë, i cili është Danjel Delhysa.

Në garë mori pjesë edhe Përparim Kurçani.

Delhysa u zgjodh kryetar me 77% të votave.

Të pranishëm ishin edhe dy deputete të Forza Italia, Erica Mazzeti dhe Rosaria Tassinari, nga Shqipëria ka qenë e pranishme edhe deputetja e PD, Albana Vokshi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco