VIDEO/ Kraja: S'mund ta pranojmë, që pas 30 viteve tranzicion të kthehemi në pikën ku shemben kisha e xhami...

20:29, 23/09/2024
A+ Aa A-

Drejtori i kabinetit të kryetarit të PD-së, Akil Kraja, ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në tubimin poshtë shtëpisë së  kreut demokrat, Sali Berisha, ku mbajti fjalën e tij.

Kraja u shpreh se nuk mund ta pranojmë, që pash 30 vitesh tranzicion të kthehemi prap në pikën e parë ku shemben kisha e xhami për hatër të politikës. 

Hapsira publike është laike,u shpreh Kraja, hapsira publike është e shqiptarëve, e shtetit dhe votës së lirë që PD kërkon të mbrojë.

'Po bëhen muaj, po i afrohemi vitit, dhe nëse kujtojmë  po kaq para një viti nxorëm një sllogan, ‘Shqipëria në rrezik’, slogan elektoral për të thirrur shqiptarët në protestë, por kurrë nuk do ta menonim që pak muaj më pas realisht Shqipëria do të ishte në rrezik demografik, ka më pak shqiptarë, Shqipëria në rrezik ekonomik, eksportet kanë rënë mbi 25%, Shqipëria do të ishte në rrezik identitar, sot Edi Rama për të mbuluar zullumet e tij veshi realitetin me një pëlhurë fetare, me besimin, me zotin.

Ai është i gatshëm të luaj më në vetëm për të fshehur të tijat, vjedhjet. Shqipëria në rrezik, sepse Edi Rama është në rrezik, dhe ai kërkon të mbrojë veten duke vendosur Shqipërinë në tepsi. Në tepsi të kujt?

Sot, në muajin shtator po flasim realisht për përçarje, po flasim për shpopullim, zevendesim popullatash, po flasim për zemrën e të qenurit shqiptar, identitetin , kulturën, traditën.

Nuk mund ta pranojmë, 30 vite tranzicion të kthehemi prap në pikën e parë ku shemben kisha e xhami për hatër të politikës. 30 vite më pas, fut një maskara në temën e diskutimit publik zotin, sepse kërkon të fshehë krimet e tij.

Hapsira publike është laike, hapsira publike është e shqiptarëve, hapsira publike është e shtetit dhe votës së lirë që në kërkojmë të mbrojmë.

Ne nuk luftojmë për Sali Berishën, Sali Berisha lufton vetë për veten e tij. I keni parë, faktet janë aty, 500 faqe abuzime, nuk ka nevojë Sali Berisha për ne, jemi ne që kemi nevojë për një opozitë  që fiton, dhe duke fituar opozita ne mund të fitojmë për Shqipërinë, që ta ndryshojmë atë dhe mbi të gjitha, ta çlirojmë nga një antikombëtar, nga një kriminel që emrin e ka Edi Rama.- u shpreh Kraja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco