Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta për trafikantët Fatmir dhe Geron Xhafa

E vërteta për dosjen 'Partizani'/ Abilekaj: Berisha, viktimë kryesore e kësaj drejtësie

19:57, 23/09/2024
A+ Aa A-

Analisti Enton Abilekaj i ftuar në 'Edicionin e Mbrëmjes' në Syri Tv, komentoi dosjen Partizani dhe rolin e SPAK.

Abilekaj e quajti liderin demokrat Berisha, viktimë kryesore të kësaj drejtësie, teksa u shpreh se kemi të bëjmë me një manipulim masiv të provave në dosjen 'Partizani'.

Duke u bërë Berisha viktima kryesore e kësaj drejtësie, por jo vetëm ai sepse ka dhe raste të tjera, për shembull Beleri është rast tjetër.

Kjo është një akuzë e cila mund të dënohet me gjobë administrative ... nuk ka nevojë të kërkohet arrest me burg... as asgjë.

Këtu kemi një manipulim masiv të provave të fakteve dhe me këtë manipulim, me këtë koment juridik të organizuar nga disa prokurorë ose jo vetëm nga disa prokurorë, sepse gjuha aty duket sikur është koment i shkruar në zyrat e Fugës.

Është koment, i shkruar në zyrat e Kryeministrisë.

S’ka lidhje fare me drejtësinë, me çështjet juridike, etj, etj.

Pra ky koment po na paraqitet tani dhe po na prezantohet si fajësia e zotit Berisha.

Dhe çfarë ndodh? Mediat e kontrolluara nga Rama, japin vetëm këtë version.

SPAK dhe mediat e Ramës janë në një linjë dhe vetëm pak zëra  gazetarësh dhe demokratësh, janë dukë parë të dyja anët dhe thonë: Çfarë po ndodh?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco