Berisha: Propaganda e Ramës kundër shumicës së shqiptarëve! PD shumë shpejtë fillon një lëvizje të pandalshme

Berisha: Propaganda e Ramës kundër shumicës së shqiptarëve! PD shumë shpejtë fillon një lëvizje të pandalshme

19:22, 23/09/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur interesit të të rinjve dhe të rejave të FRPD në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, ku propaganda e kryeministrit Edi Rama pretendon se shumica e shqiptarëve preferojnë krimin, vjedhjen, zbrazjen e Shqipërisë, mashtrimin, plaçkitjen dhe të gjitha këto me radhë.

‘Por unë ju garantoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve kurrë nuk janë të këtij mendimi. Shqiptarët sot përballen me një regjim që ka krijuar një makineri gjigande terrori ndaj zgjedhësve shqiptarë dhe një industri të të rë të blerjes së votës. Ndaj dhe ne do të fillojmë shumë shpejt një lëvizje të pandalshme gjer në realizimin e këtyre dy objektivave’, u shpreh Berisha.

Berisha: Edhe njëherë ju siguroj se ajo propagandë është e njëjtë sikur të pranojmë se qytetarët e ndershëm shqiptarë preferojnë krimin, preferojnë vjedhjen, preferojnë zbrazjen e Shqipërisë, preferojnë mashtrimin, plaçkitjen dhe të gjitha këto me radhë.

Por unë ju garantoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve kurrë nuk janë të këtij mendimi.

Duke thënë këtë, shqiptarët sot përballen me një regjim që ka krijuar një makineri gjigande terrori ndaj zgjedhësve shqiptarë dhe një industri të të rë të blerjes së votës.

PD dhe çdo demokrat do të fitojë momentin kur të arrijë të shkatërrojë këtë makineri frike të shtetit mafioz elektoral dhe këtë industri kriminale të blerjes së votës.

Pa asnjë diskutim që kjo është provë e PD, prova kryesore e saj. Ndaj dhe ne do të fillojmë shumë shpejt një lëvizje të pandalshme gjer në realizimin e këtyre dy objektivave.

Nuk ka diskutim se PD, Sali Berisha dhe udhëheqja e saj kanë mbajtur dhe do mbajnë përgjegjësi për të gjitha këto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco