Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Ekskluzive - E vërteta e akuzës ndaj Sali Berishës

Berisha të rinjve të FRPD: Sot vini para një misioni historik, një misioni që do shpëtoni Shqipërinë

Berisha të rinjve të FRPD: Sot vini para një misioni historik, një misioni që do shpëtoni Shqipërinë

19:03, 23/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vlerësuar aksionin e të rinjve dhe të rejave të FRPD-së në këto 3 vite, që sipas kryedemokratit do regjistrohen si betejat e jeteës së tyre për Shqipëri me opozitë, për një Shqipëri në të cilën opozita dhe opozitarët nuk pranojnë diktatin e askujt.

‘Opozita këto vite ishte subjekt i një agresioni të mafies shqiptare-ndërkombëtare ndër më të rrallat në historinë e një vendi të lirë. Por ajo qendroi falë guximit tuaj, guximit të anëtarëve dhe anëtareve të PD. Sot ju vini në kushte shumë të vështira, para një misioni të ri, një misioni historik, një misioni me të cilin ju do të shpëtoni Shqipërinë’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij para anëtarëve të FRPD.

Berisha: Këto 3 vite do regjistrohen si betejat e jetës suaj për Shqipëri me opozitë, për një Shqipëri në të cilën opozita dhe opozitarët nuk pranojnë diktatin e askujt. Nuk pranojnë falsitetin, nuk pranojnë nështrimin, dhe kjo ju them unë ju, kjo përbën një nga faqet më të ndritura të jetës suaj..

Opozita këto vite ishte subjekt i një agresioni të mafies shqiptare-ndërkombëtare ndër më të rrallat në historinë e një vendi të lirë. Por ajo qendroi falë guximit tuaj, guximit të anëtarëve dhe anëtareve të PD.

Sot ju vini në kushte shumë të vështira, para një misioni të ri, një misioni historik, një misioni me të cilin ju do të shpëtoni Shqipërinë.

Shkatërrimi de facto në 8 vite i arsimit në Shqipëri. Është goditja më e rëndë që i jepet Shqipërisë, që i jepet rinisë shqiptare.

Ju jeni sot në atë sallë. Të rinj të mrekullueshëm të shkollave, por për ju dhe të gjithë shqiptarët nuk ka tregues më dramatikë për faktin se ne në 8 vite, në testin e cilësisë së arsimit, konkretisht në matematikë, ramë në pikiatë me 68 pikë. Ramë në pikiatë duke zënë vendin e parë në botë për këtë rënie dramatike.

Pse kjo? Sepse nga arsimi i shtetit dhe shoqërisë shqiptare, u kalua në arsimin e partisë së krimit.

Përpjekjet serioze që u bënë për krijimin e laboratorëve dhe shtrimin e internetit në të gjitha shkollat. U përmbysën mësuesit shqiptarë nga të më mirëpaguarit në rajon, përfunduar në mësuesit më pak të paguar.

Mjedisi përreth i sunduar mga mafia dhe narkoeurot kërkon që ju, një i ri të punojë 104 vite për të blerë një apartament, ndërkohë fondet publike shpërdorohen sipas shifrave zyrtare gjer në masën 90%.

Të gjitha këto janë vetëm disa nga problemet apo rekordet e zeza të një liste të pafundme.

Të gjitha këto na ftojnë ne të shumëfishojmë përpjekjen tonë për një ndryshim të shpejtë të gjendjes në Shqipëri.

Unë ju garantoj ju se ky ndryshim do ndodhë javën që ju të dilni në ballë të kësaj përpjekje.

Ky regjim është i kalbur. Ky  regjim që dominon sot median e madhe publike dhe mashtron me propagandën e tij nga mëngjesi deri në darkë shqiptarët ka një forcë false.

Para një përpjekje të madhe të të rinjve shqiptarë, ky shembet në ditët më të para.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco