Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Ekskluzive - E vërteta e akuzës ndaj Sali Berishës

Xhaferaj: Beteja e parë që fituam, largimi i PD nga duart e Ramës dhe rikthimi i saj tek anëtarët

18:32, 23/09/2024
A+ Aa A-

Në takimin me të rinjte që po mban lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti fjalën edhe Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Besart Xhaferi.

Xhaferi u shpreh se nuk ka qenë aspak e pritshme për askënd afër PD, pozita në të cilën ndodhet kryetari i saj: “Nuk e imagjinonim dot kurrë që do ishim në këto pozita dhe do të flisnim me kryetarin e zgjedhur nga anëtarët e një force politike”.

Gjithashtu Xhaferi shtoi se beteja e parë që u fitua nga PD është largimi i kësaj force politike nga duart e Ramës, dhe rikthimi i saj në duart e anëtarëve.

Nuk e imagjinonim dot kurrë që do ishim në këto pozita dhe do të flisnim me kryetarin e zgjedhur nga anëtarët e një force politike.

Ju jeni një lider historik dhe keni mbi 30 vite në politikën shqiptare.

Janë munduar të na anatemojnë ne të rinjve, sikur ne jemi vetëm pas liderit ose se ndjekim liderin.

Jo, ne ndjekim vlera, dhe pikërisht duam të ndjekim vlerat që besojmë se ju i keni, që janë këmbngulja juaj, kokëfortësia juaj, dhe mbi të gjitha mënyra se si ju e rishpikni veten për t’ju adoptuar kohës dhe gjithë problematikave që ne kemi sot.

Problematikat  që ka Shqipëria ... sot nuk ngjajnë aspak as me problemet e vitit '90 kur ju me liderin historik, Azem Hajdari bëtë të mundur që 'Levizja Studentore', të kthehej në zhvillime konkrete dhe të prekshme për shoqërinë, që ishte pikërisht ai pluralizëm aq i shtrenjtë, që u munduan këto 3 vjet të na e vrasin.

Por... ajo është beteja jonë e parë që ne fituam!!

Ne fituam betejën që ky vend do ketë pluralizëm sepse PD ju kthye anëtareve dhe ju hoq Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco