Opozita e ka cilësuar si një process qesharak, me fitues të paracaktuar, garën për zgjedhjen e drejtuesit të ri të policisë së shtetit.
Gjatë seancën dëgjimore, në komisionin e sigurisë, Ministri i brendshëm, Ervin Hoxha, deklaroi se nga gara janë skualifikuar 4 kandidatë, ndërkohë që deputetët demokratë, ngritën shqetësimin për inkriminimin e policisë së shtetit.
SYRI TV
Procesi për zgjedhjen e drejtorit të përgjitshëm të policisë së shtetit, dominoi debatet në mbledhjen e komisionit të sigurisë, gjatë seancës dëgjimore, me ministrin e brendshëm, Ervin Hoxha.
Deputetet e Partisë demokratike e kanë cilësuar si një process farsë e qesharak, konkursin e pretenduar nga ministria e rendit, duke thënë se fituesi është i paracaktuar. Teksa ministri i brendshëm, Ervin Hoxha, deklaroi se procesi vijon dhe deri tani, janë skualifikuar 4 kandiatët nga gara për postin e drejtorit të policisë së shtetit, opozita i kujtoi se njëri prej kandidatëve ishte i shpallur në kërkim.
Opozita ngriti në komision edhe shqetësimin për situatën e rendit të sigurisë.
E teksa ministri kishte ardhur me nje dosje statistikash deputetet demokratë, përmenden përgjimet në aplikacionin sky ecc, që vërtetojnë inkriminin e policisë së shtetit.
Ervin Hoxha, u mjaftua duke i cilësuar si akuza politike.
Ministri I brendshëm, deklaroi se përgjatë vitit 2024, numri i vrasjeve ishte 29, ndërsa përdori, retorikën e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se vrasja e 42 vjeçarit, Egli Proga, ukthye në krizë, nga media dhe publiku.
© SYRI.net