VIDEO/ Lela: GJK ka një sfidë, a do ta mbajë të frigoriferuar kryetarin e opozitës deri në zgjedhje apo...

VIDEO/ Lela: GJK ka një sfidë, a do ta mbajë të frigoriferuar kryetarin e opozitës deri në zgjedhje apo...

17:03, 23/09/2024
A+ Aa A-

Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ngriti pyetjen se si mundet që një levë e shtetit që duhej të ishte SPAK-u, shkon kundër mitit, kundër kuptimit të shtetit dhe kalon nën rrogozë, nën derë duke i rënë ndesh rastit, vendimit të marrë po prej këtij institucioni në rastin e një deputeti të PS, dhe duke bërë të kundërtën për një  deputet të PD.

Duke folur në edicionin e pasdites në Syri Tv, me moderator, Edvin Parruca, Lela tha se gjykata kushtetuese ose duhet të vazhdojë me politizimin ekstrem të një rasti që është thjesht ligjor i kushtetutës dhe I ligjit, i leximit të tij ashtu si duhet saktë dhe drejtë, ose të vazhdojë me rrugën pa krye të politizimit të këtij rasti, të këtij precedenti.

Gjithashu Lela u shpreh se gjykata kushtetuese e ka edhe këtë sfidë, a do ta mbajë të frigoriferuar kryetarin e opozitës deri në zgjedhje apo do të lexojë kushtetutën, do të pranoje statusin e vet si gjykatë e mbrojtjes së kushtetutës dhe gjerat do të qartësohen?

'Duhet të shkojmë gjithmonë tek fillimi, si lindi e gjitha kjo, ka qenë një vendim i SPAK-ut, për ta rifamiljarizuar veten dhe ka qenë një vendim i SPAK-ut për një shkelje të një precedent të vendosur nga vetë Spak-u, për ta marrë kushtetutën vetë në dorë por pa e patur të drejtën, duke anashkaluar parlamenitn e Shqipërisë dhe duke çuar në atë vendim që pastaj rrodhi në një seri lëvizjesh dhe kundërlëvizjesh që çuan në izolimin, arrestin me burg të liderit të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Është folur e rifolur por ka një mënyrë mendoj unë për ta shkurtuar, për ta thënë shkurt atë që është zemra e debatit, në demokraci funksionon precedent, pra vendosja e një rasti, dhe një vend që vetë ka krijuar një precedent në respekt të kushtetutës, nuk mund të vendosi një antiprecedent, një anti rast, dhe rasti dhe precedent është rasti Tahiri, dhe pyetja është bërë, do të vazhdojë të bëhet dhe duhet vazhdojë të bëhet dhe mendoj që gjykata kushtetuese e ka të thjeshtë gjënë, e ka të thjeshtë zgjidhjen dhe vendimin. Si mundet që një institucion, në këtë rast SPAK, të funksionojë në këtë mënyrë për një deputet në kuvendin e Shqipërisë dhe për një deputet tjetër të kuvendit të Shqipërisë, pa I hyrë këtu fare cilësive sepse edhe politikanët edhe personazhet duam s duam secili prej tyre ka cilësitë e veta, cilësitë e Sali Berishës janë: ish president I republikës, ish kryeministër i Shqipërisë për 2 mandate.

Pra si mundet që një levë e shtetit që duhej të ishte SPAK-u shkon kundër mitit, kundër kuptimit të shtetit dhe kalon nën rrogozë, nën derë duke i rënë ndesh rastit, vendimit të marrë po prej këtij institucioni në rastin e një deputeti të PS, dhe duke bërë të kundërtën për një  deputet të PD.

Unë mendoj që përgjigja e kësaj është e thjeshtë, unë mendoj që gjykata kushtetuese ose duhet të vazhdojë me politizimin ekstrem të një rasti që është thjesht ligjor i kushtetutës dhe I ligjit, i leximit të tij ashtu si duhet saktë dhe drejtë, ose të vazhdojë me rrugën pa krye të politizimit të këtij rasti, të këtij precedenti.

Do ta mbajmë Sali Berishën të paketuar, të frigoriferuar deri në zgjedhje ose jo? Gjykata kushtetuese e ka edhe këtë sfidë, a do ta mbajë të frigoriferuar kryetarin e opozitës deri në zgjedhje apo do të lexojë kushtetutën, do të pranoje statusin e vet si gjykatë e mbrojtjes së kushtetutës dhe gjerat do të qartësohen?'- u shpreh Lela.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco