SYRI TV/ Argita Malltezi: 17 prokurorë dhe gjyqtarë në përgjime, Irena Gjoka u filmua duke kërkuar 500 mijë €

15:16, 23/09/2024
A+ Aa A-

Gjatë konferencës për shtyp, Argita Malltezi denoncoi një tjetër skandal që mbahet i fshehtë nga SPAK.

Duke ju referuar burimeve informale, Malltezi bëri të ditur se të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë në dosjen e Encrochat. Ajo tha se po ashtu ka një filmim të gjykatëses Irena Gjoka duke kërkuar 500 mijë euro.

Malltezi shtoi se i takon SPAK-ut, që të hedh dritë mbi këto denoncime, dhe nëse është e vërtëte tregon situatën kriminale ku është zhytur drejëtsia.

SYRI TV

Deklarata:

 

“Nga burime joformale dhe të pakonfirmuara, çka do të thotë se nuk e kam parë me sytë e mi. Ajo që dihet nga të gjithë, besoj edhe nga gazetarët, gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK, 17 veta rezutojnë në dosjen e Encrochat të përfshirë. 17 veta nga gjyqësori special, përveç të tjerëve.

Pyetja që duhet të bëni është pse nuk del kjo gjë?

Gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka pretendohet se gjithashtu është në një video, a është e vërtetë, nuk e di, mua më thonë që është në një video të marrë nga një aparat celular i një gazetari të larguar nga Shqipëria, në të cilin ajo rezulton e filmuar duke biseduar me një ish-eksponent të Partisë Socialiste duke negociuar për tarifën që i kërkon prej 500 mijë euro për të mos e futur në grup të strukturuar kriminal.

Duhet të na thotë SPAK nëse është apo jo e vërtetë kjo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco