SYRI TV/ U shkel Kushtetuta për Sali Berishën - Gjokutaj: Gjykatat të shantazhuara nga SPAK

15:12, 23/09/2024
A+ Aa A-

Avokatët e liderit të opozitës Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit e kanë cilësuar shkelje të rëndë kushtetuese aktakuzën e ngritur nga SPAK. sipas avokates Klodiana Gjyzari, prokurorët e SPAK kanë shkelur kushtetutën duke marrë përsipër interpretime ligjore por edhe vendime gjykatash. Ndërkohë avokati Gjokutaj e cilësoi rast unikal në botë, moslejimin e deputetit në ushtrimin e detyrës sipas vullnetit të qytetarëve.

Syri tv

Avokatja Klodiana Gjyzari e ka cilësuar shkelje të rëndë të kushtetuese aktakuzën e SPAK, që sipas saj ka shkelur një ndër nenet më të rëndësishme të Kushtetutës për pavarësinë dhe balancimin e pushteteve. Avokatja Gjyzari, deklaroi se SPAK ka marrë përsipër që të interpretojë ligje dhe VKM, që Kushtetuta ja ndalon.

Klodiana Gjyzari…

Akuza për miratim me propozim të KM të dy ligjeve, VKM-ve apo urdhrave, e gjithë akuza në thelb është antikushtetuese, se bie në kundërshtim me parashikimet kushtetuese, se asnjë prej pushteteve nuk mund të ndërhyjë te njeri-tjetri…

Interpretim të Këshillit të Ministrave, intepretim të disa vendimeve të institucioneve dhe të kontratave private…

Prokuroria ka marre misionin për vlerësimin e ligjit nëse ndryshimi ishte i drejtë, ligji i sporteve ishte i drejtë apo jo, dhe 2 VKM-ve, që janë brenda kompetencave kushtetuese të KM….

Në asnjë rast, nuk analizohet a kishte competencë KM për të kryer këto ndryshime?

Sa i përket manipulimit që SPAK i bën ndryshimit të destinacionit të pronës, avokatja Gjyzari, referon ligjin që e parashikon, që sipas saj është keqinterpretuar e falsifikuar nga SPAK.

Sa i perkete ligjit për KRRTSH, neni 9 parashikon se shyqrton propozime të KRT-ve të bashkive, në mënyrën e formulimit të akuzës, rezulton se kryetari i asaj kohe të Bashkisë, ka bashkëpunuar me kryeministrin… sepse pa propozim KRRTSH nuk mund të vepronte….

Nuk ka asnjë shkresë, që kjo procedure të jetë inicuar nga Berisha, apo edhe nga pronarët… propozimi nga Këshilli teknik i Bashkisë së Tiranës….që ishin punonjës të Ramës e jo të Berishës

Avokatja Klodiana Gjyzari shtoi se SPAK ka marrë përsipër edhe interpretimin e vendimeve të Gjykatave, që sipas saj janë të formës së prerë dhe askush nuk ka të drejtë për një vlerësim tjetër mbi to.

Vendimi i Komisionit të kthimit të Pronave, janë vendime gjyqësore të formës së prerë, dhe asnjë prokurori nuk mund të vlerësojë vendimin e kthimit të Pronave….

Janë vendime që shqyrtohen dhe kundërshtohen vetëm në gjykatë, e asnjë autoritet shtetëror nuk mund ti kontestojë…

Një tjetër element, që avokatja Gjyzari e ka cilësuar në kufijtë e absurdit është akuza e ngritur ndaj Jamarbër Malltezit. Sipas Gjyzarit, SPAK ka ngritur ndaj tij akuzën e korrupsionit pasiv, ndërkohë që kjo akuzë vlen vetëm për funksionarët shtetëror, ndërsa Malltezi nuk e ka patur një të tillë.

Konkluzione ne kufirin e absudit… akuzohet se Berisha korrupsion pasiv me Malltezin, qe nuk ushtron funksion shtetëror…. Pra zoti Malltezi nuk ushtronte funksion shtetërore, bie akuza për Malltezin

SPAK nuk ka arritur të bëjë një lidhje shkasore për të provuar akuzën e ngritur, pasi sipas avokates, SPAK aludon për veprime të kryera në vitin 2005 dhe për mit të marrë në 2017, kur në këtë kohë Berisha ishte në opozitë.

Nuk thotë se cili është veprim konkret që ka kryer i pandehuri… sipas SPAK mita është marrë në vitin 2017, pra Berisha paska marre mitën në vitin 2017 kur ishte në opozitë...

Ska lidhje shkaksore…

Avokati Genc Gjokutaj akuzoi për kapjen e sistemit të drejtësisë, ku SPAK-ut i është dhënë kompetencë edhe mbi gjykata. Në këtë kuadër Gjokutaj denoncoi edhe zvarritjen 4 mujore të Gjykatës së Lartë për zbardhjen e vendimit për Berishën e Malltezin, që sipas tij ka për qëllim zvarritjen e ankimimit në Kushtetuese.

Genc Gjokutaj....

Një anë e ketij procesi që nuk është sqaruar mirë, e lidhur ngushtësisht me procesin ndaj Berishës, dhe dekripton procesin, vendimi i 23 Maj-it të Gjykates së Lartë që ka rrëzuar kërkesen tonë me objekt dhënien e lejes për Berishën për të vajtur në Kuvend…. Kjo gjykatë e ka zbardhur në 12-13 shtator… 4 muaj me vonesë, aq sa çështë afati i ankimit në Kushtetuese….

Një tjetër shkelje e rëndë e kushtetutës është edhe privimi i Berishës të ushtrojë mandatin e deputetit dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve, sipas avokatit Gjokutaj ky është një rast unikal në botë.

Nuk ka vendim për pezullim nga detyra, por po veprohet sikur ka vendim….

Cili i mandatuar ne glob, ka mandatin dhe nuk lejohet ta ushtrojë??? Kush e pengon, asnjë vendim gjyqësor, pervec Edi Ramës, që është autor i kësaj çështje?

Çfarë thotë GJK, me 19 qershor, nëse një deputet pengohet të ushtrojë funksionin, cënohet vullneti i zgjedhësve…

Ndërsa avokatët dhe Argita Malltezi ishin në konferencë për shtyp, nga SPAK u njoftua se hetimet janë mbyllur dhe ka thirrur të pandehurit për tu njoftuar dhe tu jepen aktet hetimore. Sipas avokatëve, thirrja për mbylljen e hetimeve është një procedurë rutinë, ndërsa e cilësuan të paprecedentë mosdhënien në kohë të akteve, duke privuar mbrojtjen nga shqyrtimi i tyre dhe ankimimet respektive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco