Ish-mjeku në Komisionin Hetimor: I thashë SPAK-ut, mbylle këtë çështje se na morët shpirtin! O na fusni brenda, ose na lini rehat

Ish-mjeku në Komisionin Hetimor: I thashë SPAK-ut, mbylle këtë çështje se na morët shpirtin! O na fusni brenda, ose na lini rehat

13:22, 23/09/2024
A+ Aa A-

Komisioni hetimor për ‘Sterilizimin’ ka vijuar edhe sot seancën dëgjimore me dëshmitarët.

I pari që është paraqitur ishte Petro Mersini, ish-drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor. Ai u shpreh mjaft i indinjuar duke kërkuar që kësaj çështje ti jepet fund.

“I thashë SPAK-it, mbylle se na morët shpirtin, ose na fusni brenda ose na nxirrni jashtë, tre vjet, pesë vjet. Këtu është të thuash të keqen e Enverit, një muaj të bënte gjyqin, të fuste brenda, të nxirrte jashtë” tha ai.

Sa i përket mjeteve kirurgjikale, ai u shpreh se mjetet që përdoreshin më parë ishin të vjetra, ndërsa tani janë futur sete të reja.

“Ishin të vjetra kishin 30 vitesh dhe ankoheshin mjekët nuk presin. Mbanin vegla në dollapin kur vinin nga jashtë mjek dhe këta mjekët këtu ja mbanin disa vegla atyre, se ata vinin me veglat e tyre. Erdhën të reja instrumentet kirurgjikal dhe kirurgët na falenderonin, na shpëtuat thonin.

Tani janë shtuar. Më parë hapeshin instrumentet nëse ishin parashikuar 4 operacione infermierja i planifikonte sipas operacionit ndërsa mjeku kirurg zgjedh ca seti do”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco