Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

11:21, 23/09/2024
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Afati i fundit i SPAK për të kopsitur dosjen “Ahmetaj” është caktuar në datë 22 dhjetor të këtij viti, ku me pas organi i akuzës pritet të zbresë hetimet në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

Ndaj ish-zëvendëskryeministrit, njëherësh ish-ministër i Financave, SPAK ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër arrest për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024 i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.

Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco