Argita Malltezi: Gjykata provoj falsifikimin e pronës me vendim të formës së prerë, SPAK fsheh vendimin

Argita Malltezi: Gjykata provoj falsifikimin e pronës me vendim të formës së prerë, SPAK fsheh vendimin

10:55, 23/09/2024
A+ Aa A-

Argita Malltezi së bashku me avokatët e kreut të opozitës Sali Berisha dhe Jamarbëll Malltezi kanë bërë publike pjesë nga dosja e SPAK sa, i takon hetimeve të kryer ndaj tyre, si të përfshirë në ndryshimin e paligjshëm të destinacionit të pronës së 'Kompleksit Partizani'.

Në deklaratën për mediat, teksa ka bërë publike të gjitha shkeljet që SPAK po bën nën hetimen e dosjes, me qëllimin arrestimin e kreut të PD Sali Berisha si dhe Jamarbëz Malltezit, ajo u shpreh se SPAK po fsheh vendimet e marrë lidhur me këtë dosje.

Deklarata

"Ka pasur kontrata të cilat ata i kanë administruar të gjitha në bazë të së cilës rezulton se ka blerë minimumi 2200 m/2, në dijeninë që kemi blerë më tepër.

Ata kanë marrë kontrata të pa lënë origjinalin për noterin, po aq i kemi ne si të thuash kontrata dhe bleu këtë tokë duke përdorur para që normalisht do i vinte si hua në shoqëri.

Ai mund ti vinte fare mirë hua në shoqëri, por e bleu tokën në mënyrë që ajo te mbetej në funksion projekti, dha dhe një hua personale.

Ajo që është e rëndësishme që sigurisht SPAK nuk e thotë në dokumentat e dosjes, është se të tre ortakët kanë kontribuar në të njëjtat forma, hua-tokë-shërbime dhe e kanë ndarë fitimin sipas raporteve që kanë dakorsuar.

Thuhet që pronarët kanë përfituar 857 metra katrorë tokë!

Një falsifikim tjetër edhe ky, sepse toka në fjalë edhe sot e kësaj ditë është tokë-shtet dhe nuk është llogarituar as si koeficient ndërtimi, as si asgjë tjetër.

Arsyeja pse mbeti tokë shtet është se familja Alimehmeti, kërkoj një kompesim fizik të kësaj prone me një pronë tjetër që ishte afër dhe ishte pronë e saj, ajo nuk u bë e toka mbeti tokë shtet.

Kam folur per procedurën e fshirjes dhe theksoj që pishina u fshi dhe mbivendosja u fshi për shkak të këtij udhëzimi.

Në fakt udhëzimi u propozua nga drejtori i ZRPP, u miratua nga ministri e më pas kaloi në qeveri për shkak të problematikës që konstatohej në të gjithë Shqipërinë.

Pishina doli se ishte pjesë e aseteve tetë muaj pasi kishin nisur procedurat e vlerësimit të klubit, për rrjedhojë pronarët u detyruar ta blinin pishinën e për informacion ju them se personi që kishte uzurpuar pishinën ju ofrua mundësia që të vinte të paguante vetëm shumën e pishinës dhe ta merrte atë për shkak se kishte ngritur një biznes gomash atje.

Nuk pranuan sepse e kishin marrë, sepse mendonin se kishin fituar të drejtat e pronës, por baza e saj ishte e falsifikuar.

Mbasi paguan për pishinën, pronarët bënë dhe shtatë gjyqe derisa Gjykata provoj falsifikimin me vendim të formës së prerë. Spak e fsheh vendimin në fjalë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco