Akciza e duhanit/ Shuperka: 120 mln euro humbje në vit nga kontrabanda, rritja e e akcizës do të çonte në tregti të paligjshme

Akciza e duhanit/ Shuperka: 120 mln euro humbje në vit nga kontrabanda, rritja e e akcizës do të çonte në tregti të paligjshme

09:44, 23/09/2024
A+ Aa A-

Eksperti për kontrollin e duhanit, Roland Shuperka thotë se tregtia e paligjshme e duhanit në vendin tonë po gjen terren, pasi shteti e ka të pamundur ta kontrollojë tregun.

I ftuar në Kafe Shqeto në Syri Tv me Flavio Qarrin, eksperti Shuperka tha se ndryshe nga sa raporton qeveria për tregtinë e paligjshme të duhanit me rreth 30-35 %, kjo shifër është më e lartë duke krijuar një humbje vjetore në buxhet prej 120 milionë euro në vit.

Për ekspertin Shuperka, akciza e duhanit është një zë i rëndësishëm në buxhetin e shtetit, duke u renditur i dyti pas karburanteve.  

Kompanitë e dudhanit duke parë që po vjen fundi i duhanit klasik po përgatiten të jenë në treg. Ata po prodhojnë produkete më pak të dëmshme duhanpirëse. Në moshën mbi 50 vjec, 4 herë më e lartë mundësia që të shkaktojë sëmundje pulmonare deri në kancer nga duhani klasik, apo edhe sëmundja e miokardit. Humbasin 13 vite jetë 2/3 e duhanpirësve. Po përgatiten produkte, në këto rrethana që të lihet duhani.

Ka rritje të duhanpirësve, ndaj jepet një produkt më pak i dëmshëm. Nikotina është ajo që shkaktëton varësi, por jo sëmundje.

Suedia është lider, duke dhënë produkte të nikotinës. Zelanda e re vendosi kontrolle të rrepta dhe nisi të tregtonte produkte më pak të dëmshme, duke ulur edhe çmimin.

Një rritje e akicës menjëhere, do të krijonte tregtinë e paligjshme. Ne rrisim produktete  e ligjshme, por edhe produkte e palighjshme që shiten në Tiranë.

1400 ton se dimë se ku shkojnë, sepse shitet në të zezë. 30-35% tregti e paligjshme, kontrabnadë e pranuar dhe snga qeveria. Por është më e lartë, 40%.  Akciza e duhanit vjen direkt pas karburantëve dhe naftës, është zëri i dytë në buxhet. 80 mln euro janë humbje sipas të dhënave zyrtare nga paligjshmëria. Por aktualisht është 120 mln euro në vit nga tregtia e paligjshme. Shiten cigare të bëra vetë me cmim 600 lekë. Nëse rrisim çmimin e lartë, ku grup vulnerabël pi duhan të pakontrolluar dhe të dëmshëm.

Me të ardhurat mujore të qyetarit shqiptar dhe atij evropian, çmimet e cigareve të një qytetari në Shqipëri,  shkojnë deri në 16% të rrogë mujore, nga 9 % që e ka ai evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco